Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËPresidenti Meta takon Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë

Presidenti Meta takon Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë

Presidenti Meta takohet me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus

17 qershor 2022
Baku, Azerbajxhan

Në kuadër të punimeve të Forumit IX Global të Bakusë, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta zhvilloi një takim të veçantë me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, të cilit i uroi shumë suksese për rizgjedhjen për një mandat tjetër 5-vjeçar në këtë detyrë shumë të rëndësishme.

Presidenti Meta vlerësoi kontributin dhe udhëheqjen e vyer të Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus si Drejtor i Përgjithshëm i OBSH-së në luftën dhe parandalimin e pandemisë Covid-19 në mbarë botën, si dhe rolin e tij në reformimin e Organizatës, me një gamë të gjerë arritjesh në ofrimin e kujdesit shëndetësor në mbarë botën.

Presidenti Meta e informoi Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus për efektet e rënda të COVID-19 në Shqipëri, si dhe për hapat që po ndiqen për tejkalimin e pasojave dhe rikthimin në normalitet.

Presidenti Meta kërkoi një vëmendje të shtuar dhe mbështetje më të madhe nga OBSH për sistemin tonë shëndetësor, me synim mbrojtjen efikase të jetës dhe shëndetit të qytetarëve shqiptarë.

Gjithashtu, Presidenti Meta u shpreh se përmirësimi i shëndetit publik global është një urgjencë, për të parandaluar çdo pandemi të mundshme në të ardhmen dhe se për këtë nevojitet një koordinim më i mirë për sistemet e paralajmërimit të hershëm dhe gjurmimin e transmetimit.

Presidenti Meta theksoi se përparësia e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të jetë edhe forcimi i OBSH si autoriteti udhëheqës dhe drejtues për shëndetin global, duke qenë në qendër të arkitekturës botërore të shëndetit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME