Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËYuri Kim, mos i merr shqiptarët për budallenj, siç bën Rama

Yuri Kim, mos i merr shqiptarët për budallenj, siç bën Rama

Nga Armand Shkullaku – Analisti Armand Shkullaku foli në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV për konferencën e organizuar nga qeveria për luftën kundër korrupsionit, ku ishte e pranishme edhe ambasadorja Yuri Kim, e cila deklaroi se “qeveria është e përkushtuar për luftën ndaj korrupsionit”. 

Shkullaku e cilësoi konferenën një “show propagandistik” dhe i bëri thirrje Kim të ketë pak respekt për audiencën shqiptare, ndryshe nga Rama, që “i merr shqiptarët për budallenj”. 

Ky është një show, që e shohim për herë të parë. Është show propagandistik. Ka për qëllim, që fytyrat më të errëta të korrupsionit në Shqipëri, t’i paraqësë sikur po luftojnë korrupsionin. Asnjë nuk e ha këtë. Këtë e di edhe ambasadorja amerikane. Ajo e di që gjysma e asaj salle kanë pasuri që nuk i justifikojnë dot. Edi Rama nuk justifikon dot shtëpinë dhe veshjet e tij, që i bën me rrobaqepës nga Italia. Shumica kanë shtëpi, pasuri, vila, makina, që nuk janë të justifikueshme për të ardhurat që kanë . Ambasadorja e di mirë këtë, duhet t’i ketë parë edhe vetë, ka edhe raporte”.

Kjo është e ngjashme me shfaqjen qesharake, që atëherë na revoltonte, por tani na bën për të qeshur, në vitin 2015, në një konferencë për policinë me titull “Lufta kundër drogës një histori suksesi”. Foli Tahiri, Rama, Donald Lu… Ambasadorja nuk është lodhur as të mendojë fjalë të ndryshme. “Luftë e stërmadhe”, tha Luja, kështu tha dhe Kim. Por pasi foli Luja, na doli gjithë Shqipëria e mbjellë me drogë, ministri i implikuar”.

“A ka shqiptar që nuk e di kush qëndron pas koncesioneve, inceneratorëve, etj? Nuk e di ambasadorja? Nëse kjo është përpjekje e stërmadhe për të luftuar korrupsionin, duke bërë sa më shumë korrupsion… E vetmja gjë që i kërkoj ambasadores, të tregojë më shumë respekt për audiencën shqiptare. Nëse Rama i trajton si budallenj, ambasadorja të paktën mos ti marrë shqiptarët për budallenj. Ajo është mu në mes të atyre…”, deklaroi Shkullaku. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME