POLITIKËTOP-NEWS

Axhenda e errët e qeverisë dhe Soros/ Goxhaj: Shqipëria po shpopullohet, toka po shitet nga Rama

Avokati dhe aktivisti Altin Goxhaj, i ftuar në studion e “Kafe Shqeto”, foli mbi skandalin e shpopullimit dhe zëvendësimit të popullsisë në Shqipëri, ku theksoi se qeveria shqiptare po zbaton një axhendë të fshehtë të drejtuar nga rrjetet e George Soros.

Ai denoncoi se ligjet për emigracionin dhe shitjen e tokave bujqësore synojnë të sjellin kolonë të huaj, duke zhvendosur popullsinë vendase.

Goxhaj vuri në dukje rolin kryesor të Ricardo Hausmann si “truri” i kësaj axhende, duke çmontuar ekonominë dhe strukturat sociale të vendit. Ai paralajmëroi se këto veprime rrezikojnë ekzistencën e pronësisë shqiptare dhe identitetin kombëtar.

Hyrja e lëvizjes patriotike “Shqipëria është e jona” u prezantua si përgjigje ndaj kësaj axhende të errët, duke theksuar nevojën për mobilizim qytetar dhe mbrojtje të pronave dhe komuniteteve vendase.

Pjesë nga deklarata:

Viti 2013 dhe është një program që prodhon shpopullimin e Shqipërisë. Dhe kush e ka shkruar këtë program dhe pse heshtet për këtë gjë?

Unë besoj që në Amerikë, Sorosi duhet të jetë sa më prezent në jetën politike të administratës Trump, sepse financimet e Sorosit dhe organizatat sorosiane në Amerikë nuk janë ndonjë peshë e madhe, po të mendosh që është një Amerikë me 300 milionë banorë. Pra, 300 milionë dollarë në 300 milionë banorë i bie 1 dollar për person. Nuk është asnjë vlerë.

Ajo që është vlerë për administratën Trump, në këndvështrimin tim, siç i kam parë të gjitha lajmet që dalin për të në Amerikë në të dyja krahët, është që kundërshtarët e administratës amerikane e konsiderojnë Sorosin si pikë të fortë të tyre kur kanë përballë Trump-in. Dhe mundohen të justifikohen që Sorosi nuk ka ndonjë ndikim të madh në jetën amerikane, nuk është se ai përcakton, nuk është se ai paguan. Pra, po ta shohësh, ata janë gjithmonë në pozita mbrojtëse sa herë që përdoret emri Soros në raport me ta.

Pra, ata, si të thuash, e kuptojnë që të thuash se Sorosi po mban gjallë protestuesit, po mban gjallë gjykatësit, po mban gjithçka, është gjithmonë e dëmshme për ta. Dhe kjo ka qenë një argument që është përdorur nga administrata Trump që në 2016 deri më sot. Dhe po ta shohësh, sa herë që administrata Trump apo fushata elektorale e Trump-it, kur ishte në opozitë, përdor fjalën Soros, ai vetëm avantazhon veten përballë kundërshtarit, duke thënë: “Ja, ti je i Sorosit”. Këtë bën edhe Elon Musk: “Ja, ti je i Sorosit”.

Por Elon Musk, duke e parë edhe si një pozicion të vetin konkurrues me Sorosin për ndikimet që kanë në të dy krahët, e përdor edhe argumentin e shkrirjes së Sorosit, edhe për të treguar fuqinë e tij dhe vlerën që ka pesha e tij në politikë. Në këndvështrimin tim, në logjikën time, amerikanët janë përballë gjithmonë një kandidati të dobët kur ka fjalën Soros mbrapa, sepse edhe ata dyshojnë që ky person nuk është vetja e vet, por është thjesht një manekin i Sorosit, pasi dihet që Sorosi prodhon vetëm manekinë dhe kukulla.

Ndërkohë, do të kthehesha sërish te Shqipëria. Në Shqipëri, Sorosi do të vazhdojë për aq kohë sa është qeverisja e Edi Ramës. Problemi është që këtu në Shqipëri flitet shumë pak për faktin se i gjithë programi politik, ekonomik, urbanistik, social, pensionet, energjia dhe gjithçka tjetër që ka përcaktuar fatin e Shqipërisë në këto 13 vjet, duke i detyruar shqiptarët të largohen (rreth 1 milion shqiptarë të larguar nga ky vend), është shkruar pikërisht nga Sorosi.

Dhe është vetëm një lajm i pak kohëve më parë, vetëm 4 javë më parë, kur koka e mendimit të Sorosit për Shqipërinë, Ricardo Hausmann, një çifut tjetër nga Venezuela, i arratisur nga Venezuela dhe që punon e jeton në Amerikë, është përdorur nga Sorosi pikërisht si koka, si truri që do të merrte axhendën e Çubilloviçit dhe do ta përkthente në një axhendë të këtij shekulli të 21-të.

Dhe Ricardo Hausmann mori një çmim, një vlerësim nga Edi Rama vetëm para një muaji, duke vendosur Universitetin e Tiranës në një pozitë ceremoniale për t’i dhënë titullin “Honoris Causa” për atë që i ka bërë Shqipërisë. Por ndërkohë ai fshehu dy nga gjërat më tipike të realitetit sorosian në Shqipëri të programit ekonomik: investitorin strategjik, pra investimet strategjike që janë bërë të gjitha me duart e Ricardo Hausmann, dhe konceptin e PPP-ve, që është po ashtu një krijesë e tij.

Dhe për të kuptuar se sa do të vazhdojë Sorosi në Shqipëri, mjafton të kuptosh se për sa kohë Ricardo Hausmann do të jetë truri i kësaj qeverie, i cili është njeriu i kontraktuar nga Sorosi për të çmontuar Shqipërinë dhe për ta zëvendësuar popullin shqiptar me kolonët që do të vijnë nga Izraeli dhe me skllevërit e tyre që do të vijnë nga India dhe Filipinet, të zgjedhur direkt nga Ricardo Hausmann si dy komunitete që janë “friend” me kolonët e tyre të rinj, me padronët e tyre të rinj izraelitë në Shqipëri.

Unë dje kisha një podkast ku thirra pikërisht për ditën e martë një takim publik… pra bëmë një miting publik me të gjithë ata që mendojnë se ne mund të bëjmë diçka për Shqipërinë dhe të mos e lëmë të vdesë. Sepse të gjitha veprimet e deritanishme janë që të përcaktojnë fatin tonë të zi, si një popull që do të çmontohet nga ky vend, do të largohet nga ky vend, dhe menjëherë ka filluar procesi i zëvendësimit tonë.

Të gjitha ligjet që ka miratuar qeveria shqiptare për emigracionin dhe për ata që do të vijnë në Shqipëri kanë përcaktuar me target direkt ardhjen e kolonëve nga Izraeli. Siç është edhe ligji për shitjen e tokave bujqësore, përfshirë 100 mijë hektarë tokë bujqësore, të cilat janë në dispozicion 100% ekskluzivisht vetëm për izraelitët, pasi askush tjetër nuk ishte i interesuar t’i blejë.

Dhe për skllevërit që do të punojnë këto toka dhe për vetë Shqipërinë, që janë rreth 1 milion indianë, të përcaktuar nga vetë Edi Rama në takimin që ka pasur me biznesin shqiptar, ku vetë një nga kokat e biznesit shqiptar, që ka qenë negociator i Ramës për të ngritur ambasadën shqiptare në Indi dhe ambasadën e Indisë në Shqipëri, përcaktoi që ne kemi nevojë për 1 deri në 2 milionë indianë që të zëvendësojnë shqiptarët.

Këto fjalë janë thënë tekstualisht siç i thashë unë tani në këtë moment. Dhe këtu kemi të bëjmë, si të thuash, me një fakt që nuk ka të bëjë me politikën, me partitë, por me ekzistencën tonë. Pra, këtu bie narrativa për të bërë politikë dhe këtu ngrihet një narrativë e re, narrativa patriotike.

Dhe kur ngrihet narrativa patriotike, ndodh kur vendi është në rrezik. Dhe kur vendi është në rrezik dhe vendoset narrativa patriotike si zgjidhje, atëherë çdo zgjidhje është e mundshme dhe çdo masë është e arsyeshme, pasi rrezikohet vendi yt për t’u zhdukur dhe për t’u pushtuar. Në atë moment lindin të gjitha nevojat dhe të gjitha mundësitë, dhe asnjë alternativë nuk përjashtohet, deri te përplasja kokë më kokë me pushtetin.

Tashmë nuk ekziston një person i vetëm, përveç ca tre patronazhistëve në Tel Aviv, tre femra shqiptare që janë me origjinë shqiptare, por janë shtetase izraelite, që janë të vetmet njerëz që kam dëgjuar në muajin e fundit në komentet në rrjetet e mia sociale që të përdorin fjalën “teori konspirative”. Të tjerët nuk e përdorin më. Nuk ekziston më si argument, tashmë janë vërtetuar të gjitha.

Ndaj dhe unë kam thirrur ditën e martë, bashkë me Shpend Gashin dhe me miq të tjerë, në orën 19:00, te Akademia e Arteve, në atë zonë, te sheshet që janë aty, te amfiteatri, një takim për të nisur një lëvizje patriotike me sloganin paraprak: “Shqipëria është e jona”. Shqipëria është e jona. Është një lëvizje ku ne do të vendosim flamurin kudo për të çliruar këto vende: për të çliruar Rrjollin, Sukun, Zvërnecin dhe çdo cep të Shqipërisë që po rrëmbehet.

Kam bindjen që në këtë moment një lëvizje patriotike zhbën të gjitha diskutimet politike dhe partiake, pasi duken shumë të vogla dhe shumë të pavlera. Këto temat si pensionet, nafta, reformat, janë kthyer në dorë të dytë. Tani do të luftojmë për të shpëtuar vendin që po na e pushtojnë dhe po na e përzënë përfundimisht.

Me ligjet e fundit që Rama miraton çdo ditë, qartazi po çmontohet çdo pronë. Ju e dëgjuat Ramën që tha se pronat e shqiptarëve janë falsifikuar në vitin 1990. Ky është një mashtrim i madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button