Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTABabai vret në gjumë yllin e YouTube në Irak, dënohet vetëm 6...

Babai vret në gjumë yllin e YouTube në Irak, dënohet vetëm 6 muaj

E re dhe mjaft e gjallë. YouTuberja irakene Tiba al-Ali u bë hit me videot e saj argëtuese për jetën e saj. Ajo e filloi kanalin e saj pasi u transferua nga vendlindja e saj, Iraku, në Turqi në moshën 17-vjeçare në vitin 2017. Aty fliste për pavarësinë e saj, të fejuarin, grimin dhe gjëra të tilla. Tiba shfaqej e lumtur dhe tërhoqi dhjetëra mijëra ndjekës. Në janar ajo u kthye në Irak për të vizituar familjen e saj, por u vra nga babai i saj. Megjithatë, vrasja nuk u konsiderua nga autoritetet të ishte “e paramenduar” dhe babai i saj u dënua me vetëm 6 muaj burg.

Vdekja e Tiba ka ndezur protesta në të gjithë Irakun për ligjet e tij në lidhje me të ashtuquajturat “vrasje nderi”. Rasti tregon se si trajtohen gratë në një vend ku qëndrimet konservatore mbeten dominuese.
Tiba ndërtoi një profil në internet prej më shumë se 20 mijë ndjekësish, një shifër që është rritur më shumë që nga vdekja e saj. Ajo postonte video çdo ditë dhe shijonte stilin e ri të jetesës që Turqia kishte hapur për të. Në videon e saj të parë në nëntor 2021, Tiba tha se u zhvendos për të përmirësuar arsimin e saj, por zgjodhi të qëndronte sepse i pëlqente jeta atje.

Sipas raportimeve, babai i saj, Tajip Ali, nuk ishte dakord me vendimin e saj për t’u transferuar atje, as për t’u martuar me të fejuarin e saj me origjinë siriane, me të cilin ajo jetonte në Stamboll. Besohet se Tiba u përfshi në një mosmarrëveshje familjare kur u kthye në Irak për të vizituar shtëpinë e saj në Diwaniya.

Raportet thonë se Tajip Ali e mbyti për vdekje në gjumë më 31 janar. Më pas ai u dorëzua në polici. Një anëtare e qeverisë lokale ku u vra Tiba tha se babai i saj u dënua në prill me një burgim të shkurtuar. Pas vrasjes së Tiba, qindra gra dolën në rrugë në Irak për të protestuar kundër legjislacionit rreth “vrasjeve për nder”.

Women holding placards

Kodi Penal i Irakut e lejon “nderin” si një zbutje për krimet e kryera ndaj anëtarëve të familjes. Kodi lejon dënime të buta për “vrasje nderi” për shkak të provokimit ose nëse i akuzuari kishte “motive të nderuara”. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Irakut, gjenerali Saad Maan, i tha BBC: “Një aksident i ndodhi Tiba al-Ali. Në këndvështrimin e ligjit, është një aksident kriminal dhe në këndvështrime të tjera është një aksident i vrasjeve për nder”.

Gjenerali tha se Tiba dhe babai i saj kishin pasur një debat të ashpër gjatë qëndrimit të saj në Irak. Ai shpjegoi gjithashtu se një ditë para vrasjes së saj, policia kishte tentuar të ndërhynte. Kur u pyet për reagimin e autoriteteve ndaj vrasjes, gjenerali Maan tha: “Forcat e sigurisë e trajtuan rastin me standardet më të larta të profesionalizmit dhe zbatuan ligjin. Kanë nisur një hetim paraprak dhe gjyqësor, mblodhën të gjitha provat dhe e dërguan dosjen në organet e drejtësisë për të dhënë një dënim”. ©BBC,

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME