Fier – Rritja e kontrollit ne territor eshte nje domosdoshmeri e kohes dhe kjo do te arrihet nepermjet nje bashkepunimi me te forte te Policise bashkiake e cila do te mar nje rol te ri ne koordinim me Policine e Shtetit.
Keshtu ka deklaruar nga Fieri ministri i brendshem Taulant Balla teksa ka theksuar se ne kuader te pergatitjeve per Shqiperine turistike 2024 duhet jo vetem ta mbrojme territorin por ta mbajme edhe me paster.
Ne kete kuader ministri i brendshem ka pohuar se pergjate procesit te rekrutimit do te respektohen jo vetem kriteret e percaktuara, por cdo punonjes i policise bashkiake do ti nenshtrohet edhe nje trajnimi te detyrueshem 4 javor ne Akademine e Sigurise.
Balla ka komentuar dhe zhvillimet e fundit politike ne vend, duke u ndalur te propozimet e Partise Socialiste per komisionet hetimore te cilat i ka konsideruar nje test per opoziten. Ne rast se opozita ka patur realisht hallin e komisioneve hetimore, te ulen menjehere ne tavoline dhe te diskutohen edhe propozimet e zonjes Tabaku dhe te nenkryetares se kuvendit Felaj dhe te miratohen sa me pare .
Keto deklarata ministri i brendshem i ka bere pas takimit me te gjithe kryetaret e bashkive te qarkut per Dialogun Vendor , ku ka qene i shoqeruar nga ministri i shtetit per pushtetin vendor, Arbjan Mazniku i cili ne prononcimin e tij mediatik ka theksuar rendesine e konsolidimit te dialogut vendor e qendror ne kuader te ketij momenti te rendesishem per vendin , pergstitjet per integrimin ne BE , teksa ka bere me dije se duke filluar nga viti i ardhshem do te krijohet Akademia e pushtetit vendor per rritjen e profesionalizmit te administrates.