Saturday, October 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBanka Credins: Kemi rënë pre e një sulmi kibernetik, llogaritë janë të...

Banka Credins: Kemi rënë pre e një sulmi kibernetik, llogaritë janë të sigurta

“Banka Credins” njofton se të gjitha llogaritë dhe asetet e klientëve të saj, janë të sigurta dhe të paprekura nga një sulm kibernetik ndaj institucionit.

“Me qëllim të informimit të drejtë dhe evitimit të shqetësimeve të klientëve tanë, njoftojmë të gjithë klientët e Bankës Credins që kemi qenë pre e një sulmi kibernetik, ku për pasojë një sistem periferik është prekur e më tej është izoluar duke siguruar që janë zbatuar masat më të larta të sigurisë informatike. Stafet tona të teknologjisë së Informacionit dhe sigurisë, në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë, kanë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm ligjorë, duke njoftuar të gjitha organet rregullatore e mbikqyrëse të cilat janë duke ofruar mbështetjen maksimale. Banka Credins i siguron të gjithë klientët, se të gjitha llogaritë dhe asetet e klientëve te saj, janë të sigurta dhe të paprekura nga ky sulm”, thuhet në një njoftim të institucionit financiar.

Më tej, Banka Credins ju kërkon ndjesë të gjithë klientëve për shqetësimet e krijuara duke theksuar se siguria e tyre është e garantuar.

Gjithashtu, shton se të gjithë personat që publikimi i informatave personale në mënyrë të pa autorizuar përbën shkelje ligjore, ndaj kërkon që menjëherë të ndalet shpërndarja e këtyre informatave.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME