AKTUALITETTOP-NEWS

Banorët e Vlorës 4 ditë pa ujë, bashkia feston

Qindra banorë të Vlorës kanë rrethuar gjatë mbrëmjeës së sotme teatrin Petro Marko, aty ku bashkia po festonte për festat e fundvitit.

Qytetarët, mes të cilëve ka edhe përfaqësues të partive opozitare, kanë hapur me dhuna portat e teatrit dhe janë futur brenda, duke lëshuar thirrje të forta kundër qeverisë.

“Duam ujë”, përsërisin protestuesit vlonjatë.

Ata kanë pushtuar sallën duke bërë thirrje që të vijë ti takojë kryetarja e bashkisë.

Ndër të tjera protestuesit thërrasin “Poshtë qeveria”. 

https://vm.tiktok.com/ZMDYqNxsH/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button