Barcelona siguroi një biletë për në çerekfinalet e këtij sezoni në Champions League. Skuadra blaugrana triumfoi 3-1 në shtëpi ndaj Napolit, duke u kualifikuar në fazën tjetër pas barazimit 1-1 të ndeshjes së parë.
Ekipi i Xavit e nisi mjaft mirë ndeshjen duke shënuar dy gola dy minuta me Firmin Lopez dhe Joao Lopez. Rrahmani rihapi ndeshjen në minutën e 30-të, por Napoli e pati të vështirë për të gjetur një tjetër gol. Lewandowski shënoi golin e tretë në minutën e 83-të duke mbyllur llogaritë për kualifikim.
Arsenali u kualifikua vetëm pas penalltive, pasi koha e rregullt u mbyll 1-0 per skuadrën angleze, njëlloj si në Portugali.
Trossard shënoi golin e vetëm në minutën e 41-të. As koha shtesë nuk prodhoi gol, pasi skuadrat u kujdesën në maksimum të mos pësonin gol.
Skuadra e Artetas u tregua më e saktë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkihë që portugezët gabuan me Wendell dhe Galeno.