Sunday, April 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREBarcelona mund Napolin dhe shkon në çerekfinale, Arsenali kalon Porton me penallti

Barcelona mund Napolin dhe shkon në çerekfinale, Arsenali kalon Porton me penallti

Barcelona siguroi një biletë për në çerekfinalet e këtij sezoni në Champions League. Skuadra blaugrana triumfoi 3-1 në shtëpi ndaj Napolit, duke u kualifikuar në fazën tjetër pas barazimit 1-1 të ndeshjes së parë.

Ekipi i Xavit e nisi mjaft mirë ndeshjen duke shënuar dy gola dy minuta me Firmin Lopez dhe Joao Lopez. Rrahmani rihapi ndeshjen në minutën e 30-të, por Napoli e pati të vështirë për të gjetur një tjetër gol. Lewandowski shënoi golin e tretë në minutën e 83-të duke mbyllur llogaritë për kualifikim.

Arsenali u kualifikua vetëm pas penalltive, pasi koha e rregullt u mbyll 1-0 per skuadrën angleze, njëlloj si në Portugali.

Trossard shënoi golin e vetëm në minutën e 41-të. As koha shtesë nuk prodhoi gol, pasi skuadrat u kujdesën në maksimum të mos pësonin gol.

Skuadra e Artetas u tregua më e saktë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkihë që portugezët gabuan me Wendell dhe Galeno.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME