Friday, May 17, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBasha mbledh kryesinë e PD-së së vulës/ Zbulohen emrat që e bojkotuan

Basha mbledh kryesinë e PD-së së vulës/ Zbulohen emrat që e bojkotuan

Partia Demokratike (e vulës) që tashmë drejtohet edhe zyrtarisht nga Lulzim Basha ka mbledhur kryesinë mbrëmjen e kësaj të diele. Mbledhja vjen vetëm një ditë pas punimeve të Kuvendit Kombëtar të mbajtur pasditen e së shtunës. Në këtë Kuvend u miratuan ndryshime në statut që i japin më shumë pushtet Lulzim Bashës. Kuvendi u kritikua nga shumë prej anëtarëve të kësaj force.

Mësohen se në mbledhjen e kryesisë së tij, nga 30 anëtarë, të pranishëm në sallë vetëm 14 prej tyre: Lulzim Basha, Arbi Agalliu, Mirela Karabina, Taulant Zeneli, Endri Hasa, Kreshnik Çollaku, Roland Bejko, Gentian Gaba, Fitim Zekthi, Indrit Sefa, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi, Taulanda Jupi dhe Orjola Pampuri.

Megjithatë u tha se shumica u sigurua për shkak të 5 anëtarëve që merrnin pjesë online në mbledhje: Agron Kapllanaj, Jemin Gjana, Merita Bakiu, Enkelejd Alibeaj dhe Flutura Açka. Nuk kanë marrë pjesë në mbledhje: Gazmend Bardhi, Dhurata Çupi, Jonila Godole, Helidon Bushati, Juela Hamati, Xhemajl Gjunkshi, Dashnor Sula dhe Saimir Korreshi. Siç dihet kanë dhënë dorëheqje Jorida Tabaku, Oriela Nebiaj dhe Flamur Hoxha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME