Monday, December 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBasha ndryshon statutin, deputetët e PD ironizojnë vendimet e Kuvendit Kombëtar

Basha ndryshon statutin, deputetët e PD ironizojnë vendimet e Kuvendit Kombëtar

9 deputetë kanë marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ku u miratuan disa ndryshime në statutin e kësaj force politike. Ata janë Oriola Pampuri,  Andia Ulliri, Merita Bakiu, Kreshnik Çollaku. Flutura Açka, Ori Nebiaj, Eralda Bano, Arbi Agalliu, Selaudin Jakupllari.

Enkelejd Alibeaj, ish-kreu i grupit parlamentar nuk ishte i pranishëm në sallën e Pallatit të Sporteve, por iu bashkua mbledhjes përmes një video mesazhi. Gjatë mbledhjes u miratua Neni 48 që i jep kryetarit të partisë, Lulzim Bashës edhe postin e kreut të Grupit Parlamentar. U vu re se statuti në asnjë pikë nuk parashikon detyrime për kryetarin që të japë dorëheqje nëse humb zgjedhjet. 

Ndonëse Kuvendi u përshëndet nga personalitete të së djathtës ndërkombëtare, pati shumë kritika nga vetë brenda PD, nga ata që njihen si kampi i pozicionuar krah Berishës ose ata që janë për bashkim.Gazment Bardhi e ironizoi Kuvendin me një citim nga Fjodor Dostojevskit.

Të jetosh në deziluzion, është fatkeqësi personale. Të mashtrosh me vetëdije të tjerët dhe mbi të gjitha veten, për të disatën herë, është e pafalshme”, shkruan Bardhi.

Përmes një postimi, deputeti Agron Gjekmarkaj ironizoi marrjen nga ana e Bashës edhe të postit të kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, duke thënë se diçka të tillë e bëri edhe diktatori Enver Hoxha për vite me radhë brenda partisë së tij dhe shtetit shqiptar.

“Në një “festë syneti” sot Lulzim Basha i cili foli për hapje të shoqatës së tij u shpall i përjetshëm, i përgjithshëm dhe mori për vete një mori postesh imagjinare…. Enver Hoxha i pat mbajtur për disa vjet postet kryesore të shtetit dhe të Partisë. Sekretar i Parë, Kryeministër, Ministër i jashtëm dhe i mbrojtjes. Pas vitit 1952 edhe ai hoqi dore e mbajti vetëm atë të Sekretarit të parë. Në një “festë syneti” sot Lulzim Basha i cili foli për hapje të shoqatës së tij u shpall i përjetshëm , i përgjithshëm dhe mori për vete një mori postesh imagjinare.

Pastaj fap e fap përjashtoi po në mënyrë imagjinare ata që nuk i ka. I paaftë që të turpërohet pas 18 vitesh në politike foli për politike të re kundër se vjetrës. Kërkoi ndjesë. Kuj !? Kush do t’ia dijë për ndjesën e tij ! Foli për emërime të gabuara që paskësh bërë. Ai na doli shakaja më e madhe dhe emërimi më fatkeq i Sali Berishës. E zgjodhi të ngratin, duke prishur garën dhe injoruar kontributet në PD për veset jo për virtytet me konceptin e kontrollit total mbi të e të partisë pronë.

Pa asnjë beteje publike i kapur nga veshi ne emigracion erdhi në krye. Ja futi si kurrkush, si skuth qe pret çastin i pazoti për të bërë betejën e ndarjes me kulturën politike, i etur për te përfituar prej sajë gjithçka, pa patur kurrë një projekt. Flet për njerëzit, për demokratet pasi ju pegëren investimin, mundin për karrigen dhe pasuritë e tyre. Pa u skuqur pa u zverdhur me lëkuren si sholle këpucët i rrejtën për hallet e tyre ore e çast.

PD duhet të bashkohet, që të filloje rritjen, të dëbojë mentalitetin punist të liderëve dhe ushtarëve të përjetshëm. Ajo ka nevojë për garë dhe institucione të vërteta të cilat i japin asaj lidership fitues përndryshe do t’i mbetet vetëm e kaluara si kujtim dhe copat aktuale si fosile në xhepat e rrënuesve të panginjur e të pa cipë. Egoja e tij pas shanseve të mëdha, viteve të gjata mbetet një rast sui generis për studim antropologjik”, shkruan Gjekmarkaj. 

Edhe kreu i FRPD, Besart Xhaferri, i cili është pozicionuar krah Rithemelimit ka reaguar për Kuvendin.

“Reagim mbi pseudo kuvendin e hartuar nga një individ paranojak! Pseudo kuvendi i sotshëm nuk prodhoi asnjë risi, përveç se izolimit edhe më të madh që Lulzim Basha do të ketë me real politikën dhe bazën e demokratëve! Ishte një takim që ishte hartuar dhe dirigjuar për t’i dhënë në letër një individi ngopjen me pushtet, ku përveç se detyrat e një kryetari partie, kishte merak edhe ato të sekretarit të përgjithshëm dhe kryetarit të grupit parlamentar.

Lulzim Basha nuk është aspak shëmbëlltyra e një të riu të shkolluar në Evropën perëndimore, përkundrazi, ai sot ngjan me diktatorët e Turkmenistanit, Kazakistanit, Kirgizstanit e shume shteteve ne Azinë qendrore! Ndarja e demokratëve me këtë të “ri” në ngjyrën e flokut dhe aspak vizionit është përfundimtare! Me demokratët që mund të kenë qenë në atë sallë nuk ndahemi aspak!  Na presin beteja të përbashkëta për të rrezuar Edi Ramën! Të gjithë janë dhe do mbeten pjesë e familjes tonë 33 vjeçare”, shkruan Xhaferri.

Sipas Dash Sulës Basha kërkon kufizim të mandatit qeverisë së kryeministrit, por ndërkohë këtë praktikë nuk e nis nga drejtimi i partisë, që sipas ndryshimeve nuk ka asnjë pikë që e detyron kryetarin që të japë dorëheqjen edhe nëse humb zgjedhjet.

“Prandaj s’paska ardhur PD ne pushtet sepse ish-kryetari paska dashur të bëhet kryetar grupi. Ndarja nga e kaluara dhe demokratizimi i partisë domethënë paska qenë përqendrimi i pushteteve te një individ?! Asnjëherë nuk e humb mundësinë për t’u bërë qesharak sa herë që del në publik.

Ne paskemi qenë lodhur kot për ta bërë kryeministër, ai dashka vetëm Kryetar Grupi. Si ka mundësi që i vetëshpalluri lider perëndimor kërkon kufizim te mandatit te kreut të qeverisë por këtë praktik nuk e nis nga kryetari i partisë, madje e shmang nga çdo përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve.

Mbi një vit i shkëputur nga politika aktive duket se e paska shpenzuar për relaksim të thellë dhe kurrsesi për PD dhe demokratët”, shkruan Sula. 

Kurse Edi Paloka tha se delegatët që kanë marrë pjesë në Kuvend ishin nga administrata e bashkisë Kamëz.

“Kuvendi” B-B! Brava-Balla! Mjaftoi nje kalim i kameras tek “delegatet” per te zbuluar qe vetem Rakip Suli mungonte nga administrata e bashkise Kamez. Sic duket atij ja ka caktuar Tao pergjegjesine kryesore per te mbushur karriget e L.B me “delegate” !’- shkruan Paloka.

Sakaq Ervin Salianji e ka cilësuar si pro-qeveritarë dhe anti-opozitë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

“Sesioni i ri po nis me dy levizje për ruajtjen e status-quo politike, të dyja lëvizjet për mosndryshim duke dëmtuar interesat e qytetarëve! Eventet e organizuara nga formacione pro qeveritare dhe anti opozitë si kjo sot apo Asambleja e datës 4 kanë të njejten valencë dhe të njëjtat qëllime! Opozita e ka domosdoshmeri koordinimin, bashkimin, ristrukturimin dhe rikonceptimim e saj! Jam i bindur që do ta realizojë si domosdoshmëri për Shqipërinë!” shkruan Salianji.

Deputeti demokrat Ferdinant Xhaferaj, shkruan se Kuvendi i sotëm i solli ndërmend një shprehje të miliarderit George Soros, i cili thotë se çdo gjë është kthyer në biznes, përfshirë dhe politika, dhe se kjo minonte shoqërinë.

“Aktiviteti i sotëm në pallatin e sportit “Asllan Rusi” më kujtoi një shprehje të miliarderit George Soros që thotë: “Ligji është bërë biznes, kujdesi shëndetësor është bërë biznes, politika gjithashtu është bërë biznes. Kjo realisht e minon shoqërinë”.

Rama duket shumë i ngarkuar me asamblenë e të hënës që nuk ka arritur të bëjë asnjë promo për pallatin “Asllan Rusi” që sot ishte kthyer në një Land of FamilyMark Communication.

Pra, takimi i sotëm ishte një demonstrim i Lulëzimit të Biznesit dhe Rama ka të gjithe të drejtën të krenohet për mbështetjen e dhënë”, shprehet Xhaferaj.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME