Sunday, December 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBazë detare në Porto Romano/ Reuters: Shqipëria negociata me NATO-n

Bazë detare në Porto Romano/ Reuters: Shqipëria negociata me NATO-n

Agjencia e lajmeve Reuters i ka kushtuar vëmendje deklaratës së kryeministrit Edi Rama se “Shqipëria është në bisedime me NATO-n për të ndërtuar një bazë detare në Porto Romano”.

Rama tha në konferencën për shtyp se Porto Romano, që ndodhet pranë qytetit bregdetar të Durrësit dhe synohet si porti më i madh i vendit, do të ketë një seksion tregtar si dhe një bazë detare ushtarake.

“Baza ushtarake do të ndërtohet dhe do të bashkëfinancohet nga NATO dhe Shqipëria”, – tha ai.

“Së shpejti do të kthehemi në Bruksel për të vazhduar diskutimet në lidhje me propozimin tonë… për instalimin e një baze detare të NATO-s në portin e ri në Durrës”, – shtoi Rama.

Në maj, Rama tha se qeveria e tij po i ofronte NATO-s bazën e saj detare Pashaliman rreth 200 km (124 milje) në jug të Tiranës. Pashaliman u krijua nga Moska si një bazë nëndetëse në vitet 1950 për të pritur 12 nëndetëse pranë Vlorës, ku bashkohen detet Adriatik dhe Jon.

NATO po rindërton tashmë bazën ajrore të Kuçovës, rreth 80 km (50 milje) në jug të Tiranës, që do të përdoret nga aleanca. Shqipëria u bë anëtare e NATO-s në vitin 2009.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME