Thursday, February 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREBeleri i kundërpërgjigjet Ramës: Dirigjon drejtësinë me ndërhyrjet e tij

Beleri i kundërpërgjigjet Ramës: Dirigjon drejtësinë me ndërhyrjet e tij

Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri akuzoi kryeministrin Edi Rama se me ndërhyrjet politike, po dirigjon drejtësisë, për të penguar betimin e tij. Përmes një deklarate për shtyp, Beleri i bën thirrje Ramës të  tregojë vetëpërmbajtje dhe mos të nderhyjë në çështjet e drejtësisë.  

Kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë, Fredi Beleri i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se me ndërhyrjet e tij politike po instrukton drejtësinë, duke penguar  të drejtën e tij, për të bërë betimin si  kryebashkiak. Përmes një deklarate në Fb, Beleri shprehet se Rama Në mënyrë të pavërtetë,  deklaron se arrestimi i  tij është kryer në flagrancë për shitblerje votash, ndërkohë që Gjykata ende nuk ka vendosur për rrethanat reale të arrestimit.

Ndërhyrja e z. Rama është shkelje e prezumimit të pafajësisë, siç qartësisht përcaktohet në nenin 6 par.2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Le ta kuptojë që derisa të provohet nëse jam ose jo fajtor, prezumohem i pafajshëm.Deri më tani na trumbetonte se është drejtësia ajo që do të vendosë dhe se ai vetë nuk dëshiron të ndikojë në vendimin e gjykatës. Duke qenë se tani e sheh që seanca lidhur me shqyrtimin e kërkesës sime për kryerjen e betimit do të zhvillohet më 4 dhjetor 2023, po ndryshon taktikë. Ai i urdhëron gjyqtarët të shqyrtojnë kushtet në të cilat kryhet betimi dhe paragjykon vendimmarrjen e tyre. Në këtë mënyrë, imponon gjykatën që të më ndalojë të betohem.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, e përmbyll reagimin e tij, duke i kërkuar kryeministrit të tregojë vetëpërmbajtje. Me herët Rama  u shpreh i pashqetësur për bllokimin e negociatave nga ana e Greqisë, e cila nuk ka firmosur deklaratën e shteteve të tjera të BE,  për hapjen e kapitujve të negociatave, për Tiranën zyrtare, me  kushtin që  të zgjidhet çështja e betimit, të Fredi Belerit. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME