“Tetori është cilësuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Bashkë me Albana Koçiu ishim nëBulqizë, në një takim me gratë dhe vajzat e kësaj Bashkie, për të përcjellë mesazhin e rëndësishëm për kontrolle të vazhdueshme për të zbuluar e diagnostikuar në kohë këtë sëmundje të rrezikshme.
Dëgjuam histori të grave të cilat e kanë fituar betejën me këtë sëmundje, duke luftuar me gjithë forcën e tyre për hir të fëmijëve, prindërve dhe për hir të të gjitha përgjegjësive të cilat ato mbajnë. Parandalimi është më i rëndësishëm se sa kurimi, prandaj kontrolli periodik është apeli për çdo grua dhe nënë. Mamografitë e lëvizshme janë çdo ditë në dispozicion, mjaftojnë pak minuta për t’u siguruar e parandaluar në kohë”- shkruan zv/kryeministja Belinda Balluku.