Monday, May 6, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREMesazhi prekës i Salah është një apel për Gazën: “Mjaft masakra, njerëzimi...

Mesazhi prekës i Salah është një apel për Gazën: “Mjaft masakra, njerëzimi duhet të mbizotërojë”

Mohamed Salah, ylli i Liverpool dhe një nga futbollistët më të njohur muslimanë në botë, thyen heshtjen në lidhje me konfliktin. Me një thirrje të përzemërt në Tëitter ai kërkon t’i jepet fund masakrave në Gaza.

“Nuk është gjithmonë e lehtë të flasësh në kohë si këto. Ka pasur shumë dhunë dhe shumë brutalitet trishtues. Përshkallëzimi i javëve të fundit është i padurueshëm për t’u parë – ishin fjalët e sulmuesit egjiptian -. Të gjitha jetët janë të shenjta dhe duhet të mbrohen. Masakrat duhet të ndalen. Familjet po copëtohen. Ajo që është e qartë tani është se ndihma humanitare në Gaza duhet të jepet menjëherë. Njerëzit po jetojnë në kushte të tmerrshme.

Skenat në spital mbrëmë ishin të tmerrshme. Populli i Gazës ka nevojë urgjente për ushqim, ujë dhe furnizime mjekësore. Unë u bëj thirrje udhëheqësve botërorë të bashkohen për të parandaluar masakrën e mëtejshme të shpirtrave të pafajshëm. Njerëzimi duhet të mbizotërojë”.

Videoja e postuar nga Salah u bë menjëherë virale dhe në një orë, nga ora 21:04 deri në 22:04, mblodhi 39.2 milionë shikime, dëshmi e ndjekjes së madhe që ylli egjiptian ka në botën muslimane.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME