Juventus vijon të zhgënjejë këtë sezon, duke rrezikuar seriozisht eliminimin që në fazën e grupeve. Bardhezinjtë janë mundur 2-1 në shtëpinë e tyre nga Benfica. Skuadra e Allegrit e nisi mirë ndeshjen duke zhbllokuar rezultatin që në minutën e 4-t me Milik.
Gjithsesi në fundin e pjesës së parë Miretti shkaktoi një penallti që u konkretizua nga Joao Mario. Në pjesën e dytë Navid Neres kaloi ekipin portugez në avantazh, ndërkohë që më pas Benfica do të dominonte lojën.
Në të njëjtin grup, PSG mori një fitore 3-1 me përmbysje ndaj Maccaibi Haifa në transfertë. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Chery, por Lionel Messi do të barazonte që në pjesën e parë. Më pas në minutën e 69-ë, Kylian Mbappe i shërbyer nga Messi shënoi dhe golin e dytë. Neymar realizoi golin e tretë në minutën e 88-të.
Manchester City triumfoi me përmbysje 2-1 nsaj Dortmundit. Stones dhe Haaland do të përmbysnin golin e shënuar nga Bellingham. Reali fitoi me vështirësi 2-0 ndaj Leipzig. Golin e parë e shënoi Federico Valverde në minutën e 80-të, ndërkohë që Asensio vulosi gjithcka. Chelsea nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Salzburgut. Napoli fitoi pastër 3-0 ndaj Rangers, duke ju afruar me tepër kualifikimit.