Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBeqaj pritet të dëshmojë sot në Komisionin hetimor

Beqaj pritet të dëshmojë sot në Komisionin hetimor

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, do të mbërrijë sot nga burgu në Kuvend për të dëshmuar në Komisionin e Posaçëm hetimor për Shëndetësinë lidhur me 2 koncesionet, atë të sterilizimit dhe të check up-it. Beqaj është nën hetim nga SPAK për dy dosje, të sterilizimit dhe një për abuzim me fondet e SASPAK.

Ditën e djeshme dëshmoi për 5 orë në komision biznesmeni Ilir Rrapaj i cili mbërriti me pranga në Kuvend. Rrapaj mohoi lidhjet miqësore me ish-drejtuesit Ilir Beqaj dhe ish-zv. ministrin Klodjan Rjepaj.

Koncensioni 10 vjeçar me vlerë afro 100 milionë dollarë iu dha kompanisë ‘SaniService’, një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij ‘Investital LLC’ është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit. Biznesmeni Ilir Rrapaj ndodhet në arrest me burg prej 16 gushtit 2024, ndërsa i arrestuar është edhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME