Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREBerisha: Çfarë fshihet pas kërkesës së SPAK për Facebook-un e Ahmetajt

Berisha: Çfarë fshihet pas kërkesës së SPAK për Facebook-un e Ahmetajt

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas lajmeve se SPAK i ka bërë kërkesë META-s, kompanisë mëmë të Facebook që të identifikojë dhe bllokojë faqen e Arben Ahmetajt në rrjetin social. Berisha shkruan se qëllimi i kësaj kërkese nga SPAK është frikësimi i Ahmetajt, që të mos denoncojë vjedhjet e Ramës, Veliajt në Facebook.

“Super skandal dixhital! Rama i tmerruar nga statuset në llogarinë e Facebook të Arben Ahmetaj, urdhëron SPAK-un të sekuestrojë Facebook-un e tij. Të dashur miq, sot Skapi i Partisë informoi opinionin se i ka kërkuar kompanisë Meta vendndodhjen sipas Facebook të Arben Ahmetaj.

Sipas kësaj komunikate kjo qenka mënyre për të rënë në gjurmët dhe gjetur vendndodhjen e të zhdukurit Arben Ahmetaj. Kjo është një tallje me publikun. Është i mirënjohur fakti se pas këtij njoftimi, Arben Ahmetaj me një administrator mund t’i postojë statuset nga ndërtesa e Këshillit të Ministrave nga cepi i globit dhe këtë Skapi e din fort mirë.

Por kërkesa e Ramës nuk ka asnjë lidhje me gjetjen e vendndodhjes së Ahmetajt, mbasi ai këtu ishte dhe e njoftuan që të largohej një javë para se të lëshonin fletë-arrestin e tij. Kështu që qëllimi nuk është aspak vendndodhja, por është frikësimi i Ahmetajt, që të mos denoncojë vjedhjet e vet Ramës, Veliajt në Facebook.

Ramës nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të urdhërojë SPAK-un e Partisë të sekuestrojë valët e RFI, Radios Ndërkombëtare të Francës, që bash ditën e Samitit Europian denoncoi lidhjet e Ramës me drogën” – shkruan Berisha.

Më herët u njoftua se SPAK i ka kërkuar Facebook që të identifikoje vendin nga Ahmetaj futet në Facebook me qëllim për ta lokalizuar atë. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME