Pritet mbledhja e Kryesisë së PD. Gazetari Osman Stafa tha për “BalkanWeb “se kreu i PD Sali Berisha dy ditë më parë është takuar me Metën.
Fokus i këtij takimi ishte aksioni opozitar mes dy partive.
“Më bëhet e ditur se temë diskutimi ka qenë aksioni opozitar mes dy partive”, raportoi gazetari Stafa.
Më herët dhe Berisha dhe Meta kanë paralajmëruar se aksioni opozitar do të jetë i pandalshëm. Kreu i Partisë së Lirisë gjithashtu është shprehur se nga shtatori do të ketë denoncime të reja.