Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha nga Fieri: Rama përbën rrezik të madh kombëtar

Berisha nga Fieri: Rama përbën rrezik të madh kombëtar

Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë një takimi me qytetarët në Fier për Reformën Territoriale, tha se kryeministri Edi Rama përbën një rrezik të madh kombëtar. Po ashtu, ish-kryeministri nënvizoi se Edi Rama po qëndron në pushtet në mënyrë të paligjshme.

Ne jemi të angazhuar në një betejë shumëplanëshe. Duhet të përballemi me armikun më të keq të lirisë së shqiptarëve pas Enver Hoxhës deri sot, që është Edi Rama.

Të shpallësh një kundërshtar armik nuk është e përshtatshme, por një kundërshtar që shkelmon dhe dhunon votën e qytetarëve, që ju heq anëtarëve të partisë së tij të drejtën e votës, dhe krijon një parti që nuk voton, e cila në të gjitha variantet s’mund të jetë kurrë demokratike.

Mund të jetë ekstremiste e majtë, mund të jetë naziste apo fashiste, por vetëm parti e një harku kushtetues demokratik nuk mund të jetë. Këtu e ka sjellë Edi Rama shoqërinë shqiptare. Ai nuk është më pak armik i demokratëve se sa është i vetë socialistëve që besojnë në lirinë, votën dhe rregullat e demokracisë”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME