Friday, November 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha për Teatrin e ri: Ai ndërtim nuk do pranohet kurrë, do...

Berisha për Teatrin e ri: Ai ndërtim nuk do pranohet kurrë, do rrafshohet

Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për projektin e ri të Teatrit Kombëtar, duke paralajmëruar se ai nuk do të pranohet, por se në vendin ku u shemb, Teatri do ndërtohet si ka qenë.

I pyetur pse PD nuk beri tentativa për ta ndaluar atë projekt dhe se çfarë nënkuptohet me deklaraten se ai projekt nuk do pranohet, Berisha tha:

“Do rrafshohet, po të duan le ta ndërtojnë ku të duan, por aty do ndërtohet sic ka qenë. Ai do rrafshohet dhe do i lëshojë rrugën teatrit sic ka qenë”.

“Java kishte një ngjarje tjetër shumë të rëndë e të shëmtuar, Rama dhe Veliaj në kundërshtim me vendimin e GJK duke shkelmuar cdo parim, morën përsipër, besojnë se e varrosën, dosjen e teatrit. Aktin më të shëmtuar më antikombëtar që ka ndodhur në vitet e fundit.

Akti i Ramës dhe Velisë ishte varrosje e kushtetutshmërisë së vendit, një grusht për cdo qytetar shqiptar. Unë u them atyre se ai ndërtim nuk do pranohet kurrë. E se përballja me regjimin do ketë një objektiv tjeter madhor, rivendosjen e kushtetutës, mbrojtjen e vendimit të GJK.

Rindërtimin e Teatrit si ka qenë në vendin ku ai ishte.

Regjimi ka humbur cdo moral, parim e ligj dhe se revolucioni demokratik është i pashmangshëm, jetik e vendimtar për shpëtimin e Shqipërisë.” – u shpreh Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME