Monday, March 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREBerisha: Prokurorët nuk gjetën asnjë provë pas 3 vitesh hetime

Berisha: Prokurorët nuk gjetën asnjë provë pas 3 vitesh hetime

Sali Berisha ka folur sërish sot për hetimin e nisur nga SPAK për privatizimin e terreneve dhe objekteve sportive të “Klubit të Futbollit Partizani” dhe “Klubit Shumësportesh Partizani”, gjatë komunikimit të tij direkt me qytetarët në rrjetin social Facebook.

“Dy fjalë edhe për privatizimin e klubit Partizani. – tha Berisha në nisje të fjalës së tij. – Ju garantoj se me të gjithë përpjekjet e shëmtuara të gazetarëve të Sorosit dhe të tjerëve të paguar nga prokuroria, ai është procesi më legjitim që mund të jetë kryer ndonjëherë.

Në 3 vjet hetime, prokurorët politikë të Edi Ramës, pas tre vjet hetimesh intensive, nuk arritën të gjenin asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument që të ndërtojnë akuzë penale kundër meje, dhëndrit tim, profesor Jamarabër Malltezit, apo ndonjë tjetri.

Nuk arritën sepse nuk gjetën asnjë shkelje ligjore, përveç njërës, të kryer direkt nga Edi Rama, siç thonë ata, me ndryshimin e orientimit nga sport në zonë banimi, kryer nga Edi Rama në vitin 2006.

Nuk ka në mënyrë absolute as edhe një shkelje ligji. Janë pyetur me dhjetëra e dhjetëra punonjës. Asnjë prej tyre nuk del të thotë se Sali Berisha më ka bërë presionin më të vogël.

Asnjë prej tyre nuk del të thotë se Jamarbër Malltezi shkeli në zyrën time apo më bëri presion. Gjithçka ndërtoi një piramidë mashtrimi të paturpshme duke fshehur dhjetëra e qindra dokumente. Përsëris edhe njëherë, tre janë momentet themelore të këtij procesi.

Moment themelor që ky proces të ecte, ishte heqja nga plani i përhapjes së forcave të armatosura me firmën e presidentit të Republikës. Sali Berisha nuk ka dorëzuar kurrë një propozim të tillë te asnjë president.

Por dokumentet zyrtare faktojnë se që nga viti 2000, terreni i klubit Partizani, që ishte i vendosur në tokat e 5 familjeve tiranase, nuk kishte lidhje me ministrinë. Ai kishte mbetur terreni i askujt, ndërtesat e askujt. Ministri Ismail Lleshi, me një shkresë urdhëron shtabin e përgjithshëm që ta marrë në mbikëqyrje që të mos lejojë zhvillimin e mafies mbi të, se ajo mbeti tokë e askujt. Pra, heqjen nga plani i përhapjes së forcave të armatosura, e kanë bërë të tjerë para vitit 2005.

Së dyti, çdo veprim i qeverisë së Sali Berishës pas vitit 2005, është bërë bazuar në listën zyrtare të presidentit të Republikës, mbi pronat e plan përhapjes së forcave të armatosura. Në këtë dokument, klubi Partizani nuk ekzistonte.

Ka edhe një moment kyç këtu, pa të cilin aty ndërtime nuk mund të bëheshin. Dhe ky moment kyç është ndryshimi i destinacionit nga terren sportiv, në terren urban.

Këtë akt e ka kryer Edi Rama më 6 qershor 2006, në një kohë kur asnjë nga objektet nuk ishte privatizuar.

Pra, u kthyen nga terrene sportive në zonë orbane direkt nga Edi Rama.

Po Edi Rama, në vitin 2008 apo 2009, kontrakton studion zvicerane Urban Plan, për të bërë planin e zonës, dhe e cilëson këtë zonë urbane.

Ky Shalsi i Ramës, shkonte dhe bënte dëgjesa me qytetarët edhe për këtë zonë, për ndërrimin e destinacionit.

Së treti, një gënjeshtër e pafytyrë, e paturpshme e gazetarëve të paguar nga prokuroria dhe të tjerëve që nuk kanë vëmendjen ta lexojnë, se ky proces është kryer me urgjencë.

Ky proces ka filluar në vitin 1994 me kërkesën e këtyre pesë familjeve të Tiranës, për njohjen e pronës në Komitetin e Kthimit dhe Kompensimit të Pronës. Komiteti ka njohur pronën dhe jo vetëm e ka njohur, por ka kthyer një sipërfaqe prej disa metra të saj, që ishte krejt e lirë.

Procesi ka vazhduar në vitin 2000, 2004 dhe është kompletuar në vitin 2009.

Por njohja e pronave dhue kthimi i tyre, për të cilin prokurorja e partisë Mellonai, pretendon se ka ndodhur nga viti 2006, është një gënjeshtër e turpshme.

Ka filluar në vitin 1994 dhe ka vazhduar deri në vitin 2009.

Nëse njohja dhe kthimi përfundoi, ta supozojmë në vitin 2007, mbeteshin të privatizoheshin objektet e ndërtuara mbi këto prona.

Procesi i privatizimit të këtyre objekteve, kërkesa për privatizim janë bërë në fund të vitit 2006 dhe privatizimi ka përfunduar në vitin 2009.

Pra, jo që nuk ka procedurë të shpejtuar, por ka procedurë të zvarritur dhe të ngadalësuar. Ndërkohë që ligjet e vendit kërkonin që kërkesave t’u jepej përgjigje brenda 4 muajsh. Maksimalisht thoshte ligji. Por ato kanë vazhduar për 3 vjet, dhe kjo është e tëra e dokumentuar.

Pra, kemi të bëjmë me një mashtrim publik”, theksoi Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME