POLITIKËTOP-NEWS

Berisha: Rama në grahmat e fundit, prandaj përmbysi gjithçka për Endri Shabanin

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama është në ditët e fundit të pushtetit, prandaj përmbysi gjithçka për Endri Shabanin. Gjatë një prononcimi për mediat, jashtë ambienteve të Kuvendit, Berisha u shpreh se deputetët e opozitës kanë tërhequr firmat me shkresë.

Ndërsa shtoi se ato firma u dhanë për shkak të koalicionit që u krijua. Berisha tha se ishin 27 persona, nga të cilat PD do mbështeste 6 persona, ku i pari do të ishte pari Besim Ndregjoni, së dyti Adriana Kalaja e të tjerë me rradhë.

“Absolutisht, jo. Ky është një interpretim shumë i pasaktë. Aty kanë qenë, sa për dijeni, 27 kandidatura. Nuk do të thotë fare se ato ishin një marrëveshje. Ajo ishte një mbështetje për t’u paraqitur në garë. Për t’u seleksionuar. Aty ishin 27 persona, nga të cilat PD do mbështeste 6 persona, më së pari Besim Ndregjoni, së dyti Adriana Kalanë, dhe katër të tjerë. Ne e kemi bërë publike këtë, i kemi bërë të qartë edhe palës socialiste, por Edi Rama personalisht, i cili është në grahmat e fundit të pushtetit të tij, përmbysi gjithçka dhe tha, o Shabani, o nuk ka.

Kjo është e vërteta. Këtë qëndrim e përcaktoi në mënyrë të prerë Edi Rama. Për dijeninë tuaj. Deputetët tanë kanë tërhequr firmat me shkresë. Është praktika më e zakonshme të tërheqësh firmat. Tani, thashë, edhe mund të mos e firmosnin, por tani edhe njëherë, mos u përpiqni të mbuloni… Ato vota, ato firma u dhanë për shkak të atij koalicioni që u krijua. Tani kur u analizua këmbë e krye i lidhur me Edi Ramën. Këtë nuk e themi vetëm ne, ia kanë thënë edhe të tjerët Edi Ramës. Ne do marrim vendimet tona politikë, nuk ka,” tha Berisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button