Thursday, November 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha sfidon Ramën, eja në debat po ta mbajti, kurse Veliaj me...

Berisha sfidon Ramën, eja në debat po ta mbajti, kurse Veliaj me Këlliçin

Kur zgjedhjet lokale të 14 majit po afrojnë, kreu i PD-së, Sali Berisha ka ftuar në një debat publik, kryeministrin Edi Rama, pavarësisht se nuk dëshiron të ulet me të. Nga ana tjetër, kreu i PD-së ftoi edhe Erion Veliaj në një debat me Belind Këlliçin.

“Kandidatët e shpellës me kandidatët tanë në primare, çfarë epërsie morale kanë këta krahasuar me kandidatët e Rozetave të Edi Ramës. Kjo e ka tmerruar Edi Ramën. Imagjinoni ju Sakon e Durrësit me Igli Carën? Sako, e cila është thjesht një zyrtare në duart e mafies. Se aty po kërcet dajaku. Por unë jam që të shkojnë para ligjit ata. Kurse Igli Cara përfaqëson qytetarin e Durrësit, banorët e Durrësit me të gjithë problematikat që kanë.

Le të vijë Erion Veliaj në një debat me Belind Këlliçin. Nuk vjen kurrë. Ka tmerr nga fytyra e vet. Sepse ai në çdo fjalë që do nxjerrë në atë debat, do kujtojë minierën e tij të floririt që po vjedh shqiptarët. Do kujtojë tenderat-kallp, mashtrimet, vjedhjet e tmerrshme. Prandaj në këto zgjedhje janë të tmerruar. Pastaj në ia mbajtë, të vijë Edi Rama me mua në debat. Të dalë pak. T’i tregoj se sa i vlen lëkura atij. E ftoj, pavarësisht se nuk dua të ulem kurrë me të, por detyrimi ndaj qytetarëve më imponon”, u shpreh kreu i PD-së.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME