Nga Arjeta Dhima – 3 vite më parë erdhi në iACT Studio një vajzë e bukur dhe shumë vitale. E mirëprita ashtu siç di unë dhe filluam të bisedonim. -Unë kam studiuar për gazetari. A mund të më trajnosh që unë një ditë të jem e zonja në ekran? – tha ajo.
-Unë do bëj maksimumin që ti të marrësh maksimumin. – i thashë
Filluam trajnimin e të folurit në publik dhe ajo çdo ditë vinte edhe më e përmirësuar edhe më e përgatitur. Kur e pyeta se çfarë librash lexon, ajo tha lexoj letërsi, politik, social.
-Epo ti një ditë do bëhesh e zonja. i thashë Investimi në dije nuk të zhgënjen asnjëherë. Jemi tashmë pas 3 vitesh dhe Elisa është një zë potencial i medias vizive sot. Me zërin e ëmbël, me artikulimin e qartë dhe pamjen e një zonje të vërtetë, na informon çdo ditë nga ekrani. Faleminderit që besove tek puna së bashku dhe tek potenciali yt. E paç rrugëtim të gjatë dhe plot sukses Elis e dashur. Fol që të dëgjohesh