Monday, October 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREBerisha: Të angazhuar në betejën pa kthim për shpëtimin e demokracisë shqiptare

Berisha: Të angazhuar në betejën pa kthim për shpëtimin e demokracisë shqiptare

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një takim me simpatizantët dhe anëtarët e Partisë Demokratike në Fier ka thënë se Kuvendi Kombëtar i 2 dhjetorit nuk ishte votëbesim për të, por për linjën politike të PD-së në këtë moment historik. Berisha tha se opozita është e angazhuar për të vazhduar betejën deri në shpëtimin e demokracisë dhe shoqërisë shqiptare.

“Takohem me ju në një moment kritik për vendin dhe shoqërinë shqiptare. Pak ditë më parë, zhvilloi punimet Kuvendi ynë Kombëtar. Ishte një votëbesim për kryetarin e Partisë? Jo! Ishte një votëbesim për linjën politike të PD-së në këtë moment historik. Ajo votë ishte votë për angazhimin e PD në një betejë për kthim për shpëtimin shoqërisë shqiptare, e demokracisë. Në një betejë pa kthim ku të flasim haptas, t’u themi në sy shqiptarëve se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka dhe se ne kemi misionin sublime, rikthimin e votës së lirë shqiptarëve.

Unë mirëkuptoj secilin prej jush, që me shumë të drejtë kemi vërejtje serioze për funksionimin e PD-së, për organizimin, për mobilizimin e PD-së dhe ne nuk duhet të heqim dorë kurrë nga dhënia e përgjigjes më të mirë të këtyre problemeve. Por duhet të jemi të vërtetë me qytetarët, me Edi Ramën, çfarë do të që të bëjmë ne zgjedhje nuk ka.

Në karrierën time politike nuk jam marrë me një gjë më shumë sesa me zgjedhjet dhe se kushti i të gjitha kushteve që një shoqëri të votojë e lirë, është vetëm një, që kryeministri të jetë i betuar me veten e vete se cilido të jetë vullneti i qytetarëve, unë do ta pranoj”, tha Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME