Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBerisha: Të shtunën i gjithë biznesi në protestë.

Berisha: Të shtunën i gjithë biznesi në protestë.

Këtë mbrëmje, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë me dije se nesër në orën 10:00, i gjithë biznesi në Shqipëri do të jetë në protestë. Nuk do të jetë një protestë fizike, por një grevë, një mbyllje e shërbimeve. Në postimin që Berisha ka shpërndarë bëhet thirrje për rezistencë përballë vjedhjes nga kjo qeveri anti-kombëtare.

”Rritja me tre herë e çmimit të energjisë, jo nga lufta në Ukrainë por nga korrupsioni në Shqipëri, e falimenton biznesin. Në vitin 2023, gjobat do të ashpërsohen nga 2-3 herë. Vendim dashakeq dhe shkatërrues ndaj biznesit. Ka aministi për paratë e korrupsionit dhe krimit, por asgjë për bizneset që kanë me vite që paguajnë taksat.

Duke ndryshuar çdo vit ligjin fiskal dhe rritur taksat deri në 23%, qeveria po dëmton çdo biznes, të vetëpunësuarit dhe bizneset familjare, por dhe mbarë ekonominë. Bizneset vidhen, përderisa tarifat bashkiake shkojnë për inceneratorët që nuk ekzistojnë dhe që janë nën hetim.

Kredia po bëhet gjithnjë e më shtrenjtë për biznesin e vogël, ndërkohë që shteti del garant për financime për klientët e saj. Kostot për të gjetur staf janë dyfishuar pasi sot nuk gjen më punëtorë, kanë ikur të gjithë dhe vazhdojnë të ikin çdo ditë”-janë disa nga arsyet shkruan Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME