Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha thotë se Erion Veliaj është caktuar njeriu që do spostojë Ramën

Berisha thotë se Erion Veliaj është caktuar njeriu që do spostojë Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ se Erion Veliaj ka siguruar një mbështetje të madhe dhe Ramës i është kërkuar që t’i çelë rrugën atij.

Ndërkohë këto ditë Erion Veliaj ndodhet në SHBA ku u prit nga kryebashkiaku i Ney Yorkut.

Berisha teksa përmendi inceneratorët tha se i gjithë abuzimi monstruoz është bërë me firmën e Ramës në zyrën e tij nga Engjëll Agaçi.

“Kanë të njëjtat qendra këta, mos t’i citojmë. Rama në zarfin që hapi u tha socialistëve që më i propozuari del Edi Rama. A e propozuan socialistët për ta hequr qafe, a e shpalli ky se ka dëshirë.

Ka firmosur tek inceneratorët. Lefter Koka i propozoi Agjencisë së Prokurorimeve Publike që këtë tender ta bëjë me negociata të mbyllura. Kthejnë përgjigje që është e paligjshme kjo procedurë.

Kush e vendos, kush e bën ligjin? Ligji nuk u shkruajt në zyrat e Veliajt dhe Ahmetajt, por në zyrat e Ramës nga Agaçi, njeriu i cili me çdo kusht duhet të ndalonte procedurën”-tha Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME