Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBerisha: U krye, dhe kurr mos thoni kurr

Berisha: U krye, dhe kurr mos thoni kurr

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ka folur pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve që e rikthyen në krye të PD-së.
Berisha theksoi se do e Shqipëria ndodhet në një regjim që nuk e meriton dhe se shpejt do të shpëtojnë prej saj.

“U krye. Kam një përulje të madhe dhe një mirënjohje të pa kufijshme për të gjithë ata burra dhe gra, djem e vajza, që në një hark kohor ngadhënjyen si njerëz të lirë në një proces që do të regjistrohet në historinë e shqiptarëve si mrekullia e 8 e shekullit të 21.

31 vite më parë, një mik i madh i kombit tonë në vizitën e tij historike, Jim Bekker do u thoshte shqiptarëve se ju do të jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj. Anëtarët dhe anëtaret e PD, njerëz të lirë, të idealeve fisnike, bënë historinë në një proces të mrekullueshëm. Ndaj dhe mirënjohja shkon drejt të gjithë atyre.

Kam mirënjohje të pakufishme për anëtarët dhe anëtaret që sot këtë ditë të 22 majit lanë të gjitha obligimet dhe votuan për të zgjedhur si qytetarë të lirë kryetarin e tyre, kryetarin e PD. Ky besim, i jashtëzakonshëm i tyre është për mua detyrim i madh. Detyrim shumë i madh, por unë kam bindjen se së bashku me ju ne do t’ja dalim.

Ne jemi në mision. Jemi burra e gra, djem e vajza, që kemi për mision proceset që njohu PD t’i njohë e gjithë shoqëria shqiptare dhe të shpëtojmë Shqipërinë nga një regjim që nuk e meriton.

Mirënjohja ime shkon te të rinjtë shqiptarë. Duhet ta pranojmë. Ishin ata promotorët kryesor të kësaj lëvizje. Betimi im para tyre dhe mbarë shqiptarëve do të bëj gjithçka që ëndrrat e tyre më të bukura të bëhen realitet në këtë vend.

Ai që realizon ëndrrat e tij, është pafundësisht i detyruar të bëj gjithçka për realizimin e ëndrrave. Më pak se një vit më parë, në këtë sallë, diku në qoshe gazetarët më pyetën: ‘Çfarë mendon për rikthimin tënd dhe a parashikon Berisha të rikthehet në krye të PD? Përgjigja ime ishte kjo: Kurrë mos thuaj kurrë”, – tha Berisha.

Berisha siguroi në këtë garë 40.820 vota, e përkthyer në përqindje, 93.45%. Nga ana tjetër, kandidati Ibsen Elezi mori 2532 vota ose 5.8%.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME