AKTUALITETTOP-NEWS

Besimtarët myslimanë në Fier dhe Lushnje festojnë Kurban Bajramin

Qindra besimtarë myslimanë në Fier dhe Lushnjë  kanë falur në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, namazin e Kurban Bajramit në Sheshin Qëndror të qyteteve. Ritit të faljes i ka paraprirë me fjalën e tij kreu i Myftinisë Mikele Hazizolli , i cili në fjalën e tij ka theksuar se Kurban Bajrami është një ndër festat më të rëndësishme të besimit islam që simbolizon sakrificën , solidaritetin dhe ndërgjegjësimin shpirtëror.

Ashtu si çdo vit besimtarët kanë kryer ritin e faljes dhe kanë shkëmbyer mesazhet e dashurisë vëllazërore e të mirëqenies në çdo familje.

Sipas zakonit, në këtë ditë të rëndësishme për myslimanët, besimtarët kanë prerë kurban e një pjesë ua kanë shpërndarë njerëzve në nevojë, ndërsa në orët në vazhdim pritet të shtrojnë drekën e kësaj feste me të gjithë miqtë dhe familjarët. Nga viti në vit kjo festë në Fier po bëhet edhe më masive pasi çdo ditë e më shumë besimtarë të të gjitha grupmoshave po i bashkohen besimit islam.

Në Lushnje

Besimtarët myslimanë në Lushnje falin Namazin e Kurban Bajramit në sheshin kryesor të qytetit.

Festa e Kurban Bajramit më e madhja e besimit mysliman është kremtuar këtë mëngjes nga a besimtarë lushnjare.

Faljen e namazit e drejtoi imami i xhamisë Lushnje Alban Puka ndërsa myftiu i Lushnjes Gramos Blloku ju drejtua besimtarëve duke i folur për këtë festë.

Në fjalën e tij myftiu kërkoi paqe për të gjithë dhe harmoni ndërsa u lut për paqe në Palestinë për të kuruar dhimbjet e popullit atje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button