Sunday, November 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËTH@SHETHEMEBeyonce, rikthim i bujshëm në rrjetet sociale

Beyonce, rikthim i bujshëm në rrjetet sociale

Beyonce është rikthyer sërish në tregun muzikor! Këngëtarja po merr një vëmendje të madhe sidomos pas publikimit të këngës së saj më të fundit “Break my soul”. Kënga po dëgjohet kudo dhe shumë fansa të saj kanë krijuar video në TikTok me këngën e yllit botëror.


Së fundmi, Beyonce ka publikuar videon e saj të parë në TikTok dhe ka arritur të grumbullojë 2.5 milionë ndjekës në rrjetin social vetëm në 16 orë. Në total, ajo ka 3.5 milionë ndjekës tashmë.


Ndërkohë, videoja e saj që është publikuar dje ka arritur të marrë më shumë se 4.4 milionë shikime.


Një sukses i jashtëzakonshëm për këngëtaren e njohur.

“Duke iu parë të gjithëve që po e shijoni (këngën) më bëri kaq të lumtur! Faleminderit shumë për gjithë dashurinë për Break My Soul! – Dashuri nga B”, shkroi Beyonce krah videos.


Në video shfaqen edhe personazhe si Josh Dior, Gregorian Sisters dhe Charles Osborne.
Beyonce do të publikojë albumin e saj të ri “Renaissance” më 29 korrik.
Më herët, ajo ka dhënë edhe një shpjegim për kuptimin e albumit.

“Krijimi i këtij albumi më siguroi një vend për të ëndërruar dhe për të gjetur shpëtim gjatë një kohe të frikshme për botën,” shkroi Bey.


“Më lejoi të ndihesha e lirë dhe aventuriere në një kohë kur koha kalonte shumë ngadalë. Synimi im ishte të krijoja një vend të sigurt, një vend pa gjykim. Një vend për të qenë e lirë nga perfeksionizmi dhe mendimi i tepërt. Një vend për të bërtitur, çliruar, ndjerë lirinë. Ishte një udhëtim i bukur eksplorimi. Shpresoj të gjeni gëzim në këtë muzikë. Shpresoj që t’ju frymëzojë të kërceni pak. Haha! Dhe të ndihesh po aq unike, e fortë dhe seksi sa je,” përfundoi ajo.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME