AKTUALITET

Bie aksidentalishtë nga taraca e banesës e moshuara në Gjirokastër

Gjirokastër –

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në  Shtëpinë e të Moshuarve në qytetin e Gjirokastrës, ku një e moshuar është rrëzuar nga tarraca e institucionit.

Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje, por mësohet se e moshuara Sheqere Zeko, 72 vjeçe, ishte duke qëndruar në tarracën e azilit, dhe më pas është penguar duke rënë nga lartësia.

E moshuara është transportuar në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Policia

Rreth orës 12:30, në lagjen “18 Shtatori”, dyshohet se ka rënë aksidentalisht, nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve, ku ishte akomoduar, shtetasja Sh. Z., 72 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button