Edhe në Kosovë pritet që të nis edicioni i parë i formatit “Big Brother Vip”. Një sërë artistësh do të marrin pjesë dhe ky spektakël vjen për herë të parë disa muaj pas përfundimit të “Big Brother Vip Albania”.
Moderatori i njohur kosovar, Alaudin Hamiti, është zgjedhur prezantuesi i këtij edicioni të parë të “Big Brother VIP Kosova”. Në emisionin e tij “Robi plaket kur do vetë”, Robert Berisha inskenoi një bisedë me Alaudin Hamitin dhe gjatë bisedës së shtirur, moderatori lë të kuptohet se ai “pranoi” ftesë nga Alaudini që të jetë pjesë e edicionin të parë të këtij reality show në Kosovë.
Por emrat më të përfolur janë edhe: Elvana Gjata, Noizy, Adrola Dushi, Luana Vjollca, Don Xhoni, Alban Ramosaj etj, dhe përflitet se do të marrin 10 mijë euro për 2 javë.