BOTA

Bilall Kasami shpall fitoren në Tetovë, rivali i BDI pranon humbjen

Gara zgjedhore në Tetovë ka përfunduar dhe qytetarët kanë dhënë fjalën e tyre përmes votës.

Kandidati i VLEN, Bilall Kasami ka shpallur fitoren përmes rrjetit social Facebook duke falënderuar edhe njëherë qytetarët që i dhanë edhe një mandat tjetër.

Rivali i tij Bajram Rexhepi, kandidati i AKI-së, ka uruar Kasami për fitoren e tij dhe i ka uruar punë të mbarë në detyrë.

“Të dashur miq, gara zgjedhore në Tetovë mbaroi. Qytetarët e than fjalën e vet. Unë uroj kundërkandidatin dhe i uroj punë të mbarë. Përgjegjësia për këtë rezultat është krejtësisht e imja dhe e askujt tjetër. Zoti na ndihmoftë”  – shkruan Rexhepi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button