Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBlegtorët nuk paguhen nga grumbulluesit prej 2 muajsh

Blegtorët nuk paguhen nga grumbulluesit prej 2 muajsh

Prej më shumë se dy muajsh, blegtorë të fermave të vogla në Lushnje dhe Fier nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga grumbulluesit e qumështit. Sikur të mos mjaftonte kjo, grumbulluesit kërkojnë sërish të ulin çmimin me 15-20% për çdo litër qumësht që ju marrin blegtorëve. Ekspertët propozojnë ngritjen e një task force për të mos lejuar abuzimet, ndërsa blegtorët paralajmërojnë protesta.

Pak muaj pas protestave kundër uljes së çmimit të qumëshit në mbarë vendin, blegtorët po përballen me të njëjtën situatë. Grumbulluesit këmbëngulin që çmimi për një litër qumësht të ulet me 15-20%.

“Duan ta ulin çmimin e qumështit me patjetër dhe gjejnë bishta. Më akuzuan që i shtoj ujë – i thashë hajde nesër dhe i mjelim bashkë lopët.”, tregon Berti, blegtor nga fshati Seman i ri në Fier.

Në zonën e Myzeqesë qumështi i lopës nga fermat e mëdha dhe të mesme po grumbullohet me 65 lekë për litër. Ndërsa fermat e vogla e shesin një litër qumësht me 60 lekë. Por grumbulluesit kanë lajmëruar blegtorët se nga fillimi i këtij muaji, një litër qumësht lope do të blihet me 55 lekë dhe një litër qumësht dele 100 lekë.

“Themi me 65 lekë për litër qumështi i lopës po unë kam dy muaj pa marrë lekët.”, thotë i shqetësuar Berti. “Vijnë e marrin çdo ditë qumështin, po lekët prit pa ti marrim”, shton më tej ai.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME