Bllokohet timoni, makina përfundon në kanal

Lushnje – Aksident i rëndë në aksin rrugor nacional Berat – Lushnje në afërsi të fshatit Çukas. Mjeti tip Shevrolet me targa AB490GF ka përfunduar në kanalin kullues përgjatë rrugës.
Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë kanë përfunduar jashtë rruge. Në mjet ndodheshin dy bashkëshortë që udhëtonin drejt Tiranës.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve të Lushnjes që kanë bërë të mundur nxjerrjen dy personave të cilët kanë marrë lëndime të rënda dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjes dhe më pas drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Policia në vendngjarje po punon për dokumentimin e ngjarjes dhe disiplinimin e trafikut.
Në gjendje të rëndë është bashkëshortja e drejtuesit të automjetit një 70 vjeçare.









