Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREBoçi: Rama ka si synim zhdukjen e opozitës, por prisni akte më...

Boçi: Rama ka si synim zhdukjen e opozitës, por prisni akte më të forta nga PD në Kuvend

Prej shumë javësh, seancat në Kuvend po zgjasin pak minuta, për shkak të kaosit dhe të tensioneve që shkaktojnë deputetët e grupit Berisha-Bardhi. Ish-deputeti Luçiano Boçi ka treguar se çfarë po arrin opozita me aksionin e arritur deri më tani. Ai ka paralajmëruar edhe akte më të forta se ato që janë parë deri më tani.

“Kemi arritur pjesën e fazës së parë, kemi përcjellë bashkimin e grupit parlamentar të PD, gatishmërinë e deputetëve të PD për të qenë pjesë e aksionit politik kulmor dhe për të ndërmarrë veprime të tjera më domethënëse në raport me protestën e tyre, me qëllim që edhe bllokimi të marrë një pamje tjetër, edhe në mënyrë psikologjike, duket sikur publiku ngopet me aktet e njëjta dhe duan akte më të forta dhe këto akte do jenë edhe baza mbi të cilën do të ndërtohet reagimi qytetar”, tha ai për ”A2cnn”.

Sot janë përjashtuar 6 deputetë demokratë, mes tyre Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Albana Vokshi. Për Boçin, kjo është një tregues se si kjo mazhorancë synon që të eliminojë opozitën nga skena politike.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME