AKTUALITETTOP-NEWS

Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

Gjykata e Apelit për Juridiksionin e Përgjithshëm ka vendosur të shtyjë për ditën e nesërme shpalljen e vendimit mbi masat e sigurisë për të dyshuarit në çështjen e “Bankers Petrolum”.

Vendimi përfundimtar do të bëhet publik në orën 10:00. Avokatët mbrojtës sapo kanë përfunduar mbrojtjen dhe parashtrimet e tyre rreth ankimit të bërë mbi masat e sigurisë të caktuara më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Fier

Seanca ditën e sotme, nisi rreth orëve të mesditës, teksa jashtë ambienteve të gjykatës janë parë edhe përfaqësues të kompanisë “Bankers Petroleum”, si dhe përfaqësues të Ambasadës së Kinës në Tiranë.

Kujtojmë që Drejtori i Përgjithshëm i Bankers, shtetasi kinez Hong Ping Xiao, ish-drejtori Leonidha Çobo kanë masë sigurie “arrest në burg”. Pesë persona të tjerë janë lënë në arrest shtëpie, ndërsa 3 të tjerë në detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button