Bomba Nesho, Alizoti dhe në mes Topi

Nga Flavio Qarri – Agim Nesho ishte bashkëautor i ndoshta artikullit më të ashpër dhe më të sikletshëm për pushtetin e Ramës. I botuar nga gjigandi Fox News dallgët e tij arritën deri në Shqipëri. Këtu mbërriti si shpërthim i kontrolluar, atje, për publikun e vëmëndshëm ndaj zhvillimeve ishte i një rëndësie të jashtëzakonshme. Një pjesë e mirë e administratës me siguri e ka parë. Në departamentin e shtetit me siguri është lexuar. Me humor dua të mendoj që edhe Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth për shkak të diskutimit për shkrimin e Neshos ngatërroi Teheranin me Tiranën kur foli për bombat sot.
Por te ne çfarë ndodh?
Ndodh që si rrallë herë gjigandi mediatik i fshatit tonë sulmon shkrimin e publikuar nga dy njerëz me karrierë të stërgjatë diplomatike, specifikisht në SHBA dhe e bën në mënyrën më të keqe të mundshme. Pa sjellë asnjë argument por vetëm rrethana propagandistike. Sulmon personalisht Neshon por nuk i rrëzon asnjë qëndrim e fakt. Nuk e kishte bërë kurrë, çka tregon sikletin e madh të qeverisë me këtë fitore kaq të lehtë të kauzës opozitare të Tiranës në Washington.
Mirëpo një qetësi olimpike e deputetëve opozitarë të cilët na thonë që po bëjnë betejë në dy fronte. Një për çdo votë në procesin e rinumërimit dhe një me diplomacinë perëndimore. Do mjaftonte të valëvisnin shkrimin e fox-it te amerikanët dhe do ishin tre hapa para. E kanë bërë? Jo! Po çfarë bëjnë? Po kanë ca siklete se sa ishte me grip doktori, e mbyllën selinë nja tre katër ditë se kishin hall mos i ngelte hatri Berishës nëse dilte ndonjë tjetër që denonconte video si ato tmerret e Elbasanit dhe meqë jemi te Elbasani…
Ja sonte po shoh Alizotin te Grida duke folur për gjeopolitikë. Për ShBA. Por asnjë fjalë te televizioni që sapo i ka bërë një sulm frontal kauzës së tij. Asnjë koment për bombën e vërtetë në ShBA që iu intereson shqiptarëve. Asnjë sfidë aty “sy më sy”. Asnjë qëndrim për topin në fushën e Topit.
Sa për këto të Iranit as në Manzë nuk më duket se kanë takat të arrijnë ndaj interesi është i ulët por fundja, ai “në rregull është, ne të tjerët na ka ngrënë Rama”…