Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedBorrell: Serbia t’a ndajë mendjen me BE-në ose me Rusinë

Borrell: Serbia t’a ndajë mendjen me BE-në ose me Rusinë

Në Bruksel është mbajtur një takim mes 6 ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor, ministrave të jashtëm të BE-së dhe përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Në një deklaratë pas takimit, Borrell kërkoi që të nisin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pa përfunduar presidenca franceze e BE-së.

“Ne duhet të hapim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para përfundimit të presidencës franceze: situata aktuale nuk është e qëndrueshme, është një dhuratë për Rusinë”- tha Borell.

Ai komentoi edhe qëndrimin e vendeve ballkanike ndaj luftës në Ukrainë ku theksoi se asnjë shtet kandidat për në BE nuk mund të kenë lidhje me Putinin.

“Ne presim që kandidatët, partnerët tanë, të përafrohen me politikën tonë të jashtme. Është e qartë për mua, si Përfaqësues i Lartë dhe për shumë kolegë të mi në Këshillin e Punëve të Jashtme, se mbajtja e lidhjeve të ngushta me regjimin e Putinit nuk është e vërtetë. Janë dy gjëra që nuk përputhen në të njëjtën kohë”. -tha ai.

Borrell gjithashtu i bëri thirrje Serbisë që të vendosë sanksionet ndaj Rusisë sa më shpejt të jetë e mundur për t’u përafruar në rrugëtimin europian.

“Serbia do të duhet të përafrohet me politikën tonë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të aplikojë sanksione kundër Rusisë” – shtoi Borell.

Tema kryesore e takimit ishte lufta në Ukrainë, pasojat e saj dhe ndikimi i Rusisë në rajon. Borrell do të shtrojë edhe një darkë pune me zyrtarët e rajonit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME