Ky është burri që vr*u gruan e tij në sy të fëmijëve

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e së premtes qytetin e Volosit në Greqi. Pandeli Nakoleci, 40-vjeç, vrau gruan e tij, Marjolën, 36-vjeç, dhe më pas u arratis, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe vijon kërkimet për autorin.
Sipas raportimeve, pas një sherri brenda apartamentit, viktima tentoi të largohej duke zbritur nga kati i parë i pallatit në rrugën Konstanta. Por bashkëshorti e ndoqi dhe e goditi përsëri në hyrje të ndërtesës. Ai e shtyu atë drejt një dere prej xhami, ndërsa e mbuluar me gjak në dysheme, iku me vrap në Rrugën Gladstonos. Gruaja pësoi lëndime fatale në qafë dhe shpinë.
Katër fëmijët e çiftit, të moshës nga 5 deri në 18 vjeç, ishin dëshmitarë të tmerrit. Vajza e viktimës telefonoi shërbimet e emergjencës pasi gjeti nënën e saj të mbuluar me gjak. Një prej fëmijëve rrëfeu në mënyrë tronditëse: “E pashë babin teksa godiste mamin me thikë.”








