Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTBrazili dhuron spektakël, shkatërron Korenë e Jugut me poker

Brazili dhuron spektakël, shkatërron Korenë e Jugut me poker

Brazili konfirmon formën fantastike, duke marrë një fitore spektakolare 4-1 ndaj Koresë së Jugut. Selecao ka zhvilluar një të jashtëzakonshme, duke e zgjidhur ndeshjen që në 45 minutat e para.

Vinicius Junior realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 7-të, me një qetësi olimpike brenda zonës. 5 minuta më pas Brazili fitoi një penallti, që od të kthehej në gol nga Neymari.

Në të 29-të, Richalison shënoi golin e tretë pas një kombinimi perfekt brenda zonës. Në minutën e 36-të, është Paqueta që finalizoi me një goditje fluturimthi brenda zonës.

Në pjesën e dytë, ekipi i Tites uli ndjeshëm ritmin, për të mos u sforcuar shumë. Nga ana tjetër Koreja e Jugut, shënoi golin e nderit në minutën e 76-të. Paik Seung-Ho do të realizonte një perlë të vërtet me një super goditje nga distanca, që nuk i dha asnjë shans reagimi portierit Alisson.

Brazili në çerekfinale do të sfidojë Kroacinë, një duel që pritet të jetë fantastik.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME