Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIBreshëri dëmton kultivuesit e pjeshkave në Lushnje

Breshëri dëmton kultivuesit e pjeshkave në Lushnje

Thuajse çdo kokërr është dëmtuar. Breshëri i të hënës ka prekur dhjetëra hektarë me pjeshkë që kultivohen në Fier Shegan të Lushnjes.

Është një varietet që piqet shpejt e fermerët e vjelin në fillim të muajt maj.

Këtë vit nuk presin të marrin as lekët që kanë shpenzuar.
“Na ka dëmtuar gati 70% të prodhimit. Na çon në zero. Kam punuar dhe me kredi.”

Stuhitë e breshërit janë të shpeshta në këtë zonë por dëmshpërblime nuk kanë marrë kurrë.

Kërkojnë nga qeveria që bujqësinë ta ketë prioritet.

“Kërkojmë ndihmë nga shteti. Na ka dëmtuar shumë breshëri dje.”

“Naftën ta heq fare, të na mbulojë pak me këto. Kërkojnë dhe taksa për tokën ndërkohë që nuk mbulojnë asgjë.”

Shtrenjtimi i çmimeve të naftës e plehrave kimikë si dhe mungesa e mbështetjes po i detyrojnë të mendojnë largimin.

“Duam nga shteti të na ndihmojmë.Nëse nuk na ndihmon i bie të ngremë duart lart, të marrim kredi të tjera ose të ikim jashtë.”

Në Fier Shegan të Lushnjes llogariten të jenë mbi 150 hektarë me pjeshkë. Një pjesë të prodhimit fermerët e eksportojnë jashtë vendit./Ora

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME