Wednesday, April 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËGjeneral Alibashën po e braktisin "oficerët dhe kapterrët". Tërhiqen edhe 40 kandidatët...

Gjeneral Alibashën po e braktisin “oficerët dhe kapterrët”. Tërhiqen edhe 40 kandidatët për Këshillin Bashkiak

Pak orë pasi u dorëzuan letrat në KQZ, Enkelejd Alibeaj ka minus një kandidat për 14 Majin. Gjergji Gjata, kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Korçës është tërhequr nga gara për zgjedhjet lokale. Gjata ishte kandidati i Partisë Demokratike të përfaqësuar nga kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj.

Bashkë me të bëhet me dije se janë tërhequr nga gara edhe 40 kandidatët për Këshillin Bashkiak të propozuar nga PD. Përmes një reagimi, Gjata bën me dije se tërheqja e tij nga kandidimi është për shkak të mosrespektimit të procedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PD-së.

“Ju informojmë se unë si kandidati për Kryetar i Bashkisë Korçë dhe 40 kandidatë për Këshillin Bashkiak, të partisë politike PDSh, tërhiqemi nga gara elektorale (në mënyrë të parevokueshme) për Zgjedhjet 2023, për mungesë të proçedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PDSh lidhur me kandidimet, si dhe për shkelje të integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, cënuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale. Urojmë më të mirën për Korçën dhe suksese për kandidatët më të mirë në të gjithë vendin. Proçedurën zyrtare do e kryejmë sipas rregullave që parashikon ligji, pranë KQZ”, njofton Gjata.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME