Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETProstitucion në qendrën e masazhit, 6 të arrestuar në Tiranë

Prostitucion në qendrën e masazhit, 6 të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona, 2 meshkuj dhe 4 femrat, pasi ushtronin aktivitetin e prostitucionit në qendër masazhi.

Po ashtu, komisariati nr. 2 në kryeqytet ka arrestuar një 26-vjeçar pasi ka përndjekur dhe ngacmuar seksualisht një femër.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë arrestuan shtetasit Xh. M., 26 vjeç, A. H., 25 vjeç, F. S., 24 vjeçe, G. S., 24 vjeçe, G. Xh., 23 vjeçe dhe A. Xh., 22 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë. Këta shtetas administronin një qendër masazhesh në Unazë të Re, në të cilën ushtrohej aktiviteti i paligjshëm të prostitucionit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 aparate celulare, 1 njësi kompjuterike, 1 DVR dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin M. R., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur dhe ngacmuar seksualisht një shtetase.” – njofton policia.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME