Brezi që zgjodhi guximin, jo frikën, për të kërkuar ndryshim”.

Nga Astrit Hysi – “Brezi që zgjodhi guximin, jo frikën, për të kërkuar ndryshim”.
U bë më shumë se tre dekada që fëmijët tanë, të cilët në vitin e përmbysjes së regjimit komunist nuk kishin lindur akoma, tashmë i kanë kaluar të tridhjetat.
Në këto vite pluralizmi ne, prindërit e tyre, nuk kemi arritur akoma aty ku ëndërronim.
Vërtet pa parti politike nuk mund të ketë demokraci, por partitë në këtë vend kanë ekzistuar për veten, dhe jo për të mirën e popullit.
Është fakt që nuk mund të diskutohet, se tranzicioni ynë ka “harxhuar” 35 vjet të demokracisë, një fakt i hidhur ky, që rezulton nga keqqeversja e partive tradicionale.
Për këtë fajin e kemi edhe vetë, pasi ka qenë pavendosmëria jonë për t’u distancuar përfundimisht prej tyre.
Ky vend nuk mund të bëhet një shtet i së drejtës, për aq kohë sa partitë politike nuk kanë demokraci të brendshme.
Kjo alternativë ka vetëm një përgjigje, ka vetëm një mënyrë për t’i dhënë fund:
“Të përballemi me këtë përgjegjësi qytetare, duke u orientuar nga e drejta dhe e ndershmja, dhe jo nga nevoja për të plotësuar interesat e ngushta”









