Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREBroja: Jam në superformë, dua të ndihmoj Kombëtaren

Broja: Jam në superformë, dua të ndihmoj Kombëtaren

Armando Broja duket se ka rigjetur formën e tij më të mirë, teksa ndaj Lihtenshtejnit qëndoi në fushë për më shumë se 60 minuta, duke shënuar edhe golin e parë.

Pas ndeshjes  sulmuesi dha garanci se është gati për të ndihmuar skuadrën në Europian, teksa thuri elozhe edhe për trajnerin Sylvinho e grupin e futbollistëve kuqezi.

Ashtu si Asanin, edhe juve klubi nuk ju ndihmoi shumë për të luajtur këto muaj. Megjithatë kombëtarja duket se është shtëpia juaj, aty ku jepni maksimumin…

Gjërat te klubi nuk shkojnë gjithmonë ashtu siç dëshiron. Janë zgjedhjet e trajnerit dhe duhet t’i pranosh. Kur vij këtu kam një emocion tjetër dhe kur bashkohem me çunat jap maksimumin. Kur luajmë lirshëm dhe kënaqemi në fushë, bëjmë një futboll të bukur.

A jeni gati të jeni numri 9 i Shqipërisë në Europian? A jeni gati të dëfreheni dhe të bëni lojën që dini?

Jam gati gjithmonë. Trajneri është ai që vendos, por unë jam gjithmonë gati të jap maksimumin kur të jem në fushë. Jam këtu për të bërë punën time, të ndihmoj ekipin me gola dhe asiste. Jam këtu për të bërë diferencën dhe shpresoj që të ndihmoj sa më shumë skuadrën kombëtare.

Do të donim që të kishit ardhur me më shumë minuta në Europian, por jemi para këtij fakti. A mendoni se jeni 100% gati për të përballuar Europianin?

Fizikisht jam shumë shumë mirë, pasi kam punuar shumë jo vetëm te skuadra, por edhe individualisht. Mund të them se jam kthyer në formën më të mirë, ndoshta njësoj si para dëmtimit. Sot mora rreth një orë dhe mund të rezistoja edhe më shumë, megjithatë trajneri donte të provonte edhe

Armando Broja duket se ka rigjetur formën e tij më të mirë, teksa ndaj Lihtenshtejnit qëndoi në fushë për më shumë se 60 minuta, duke shënuar edhe golin e parë. Pas ndeshjes  sulmuesi dha garanci se është gati për të ndihmuar skuadrën në Europian, teksa thuri elozhe edhe për trajnerin Sylvinho e grupin e futbollistëve kuqezi.

Ashtu si Asanin, edhe juve klubi nuk ju ndihmoi shumë për të luajtur këto muaj. Megjithatë kombëtarja duket se është shtëpia juaj, aty ku jepni maksimumin…

Gjërat te klubi nuk shkojnë gjithmonë ashtu siç dëshiron. Janë zgjedhjet e trajnerit dhe duhet t’i pranosh. Kur vij këtu kam një emocion tjetër dhe kur bashkohem me çunat jap maksimumin. Kur luajmë lirshëm dhe kënaqemi në fushë, bëjmë një futboll të bukur.

A jeni gati të jeni numri 9 i Shqipërisë në Europian? A jeni gati të dëfreheni dhe të bëni lojën që dini?

Jam gati gjithmonë. Trajneri është ai që vendos, por unë jam gjithmonë gati të jap maksimumin kur të jem në fushë. Jam këtu për të bërë punën time, të ndihmoj ekipin me gola dhe asiste. Jam këtu për të bërë diferencën dhe shpresoj që të ndihmoj sa më shumë skuadrën kombëtare.

Do të donim që të kishit ardhur me më shumë minuta në Europian, por jemi para këtij fakti. A mendoni se jeni 100% gati për të përballuar Europianin?

Fizikisht jam shumë shumë mirë, pasi kam punuar shumë jo vetëm te skuadra, por edhe individualisht. Mund të them se jam kthyer në formën më të mirë, ndoshta njësoj si para dëmtimit. Sot mora rreth një orë dhe mund të rezistoja edhe më shumë, megjithatë trajneri donte të provonte edhe lojtarë të tjerë.

Kam parë videot tuaja, ku flisnit me shumë entuziazëm për Shqipërinë. A do të jetë ky një Europian që do t’u afrojë më shumë me skuadrën në aspektin e lidershipit?

Unë kam munguar shumë kohë për shkak dëmtimi, por të gjithë më mirëpritën kur u riktheva. Kam qenë me ta edhe më parë dhe shkoj mirë me të gjithë. Rrimë bashkë edhe jashtë stërvitjes, pasi kemi ambient shumë të mirë. Edhe trajneri na ka bashkuar shumë si ekip. Edhe tifozeria më ka dhënë shumë kënaqësi dhe entuziazëm, ndaj i falënderoj të gjithë që besojnë te unë.

A është kjo loja dëfryese e përshtatshme për t’u përballur me kundërshtarë të fortë?

Ne kemi luajtur me ekipe shumë të forta dhe bukuria e futbollit është kur fiton ndaj tyre. Ne po përgatitemi shumë mirë dhe jemi shumë të kënaqur, ndaj shpresoj që të bëjmë shumë mirë ndaj tyre. Në 90 minuta diferencën e bëjnë detajet, ndaj jam i bindur që do të bëjmë mirë. /Supersport/

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME