Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREAktorja Mariana Kondi vlerësohet me çmim të madh në Amerikë

Aktorja Mariana Kondi vlerësohet me çmim të madh në Amerikë

Aktorja e humorit, Mariana Kondi është vlerësuar me çmimin prestigjoz “Albanian Excellence” në Festivalin e parë të Filmit Shqiptar (“Noli Film Festival”), i organizuar në Boston. Festivali, i realizuar për herë të parë, çeli dyert më 31 maj dhe u përmbyll më 2 qershor.

“Ndihem e vlerësuar nga Festivali i parë i Filmit Shqiptar në Boston, Massachusetts, me titullin “Albanian Excellence”! Festivali i kulturës, i dijes, humanizmit! Falenderoj të gjithë shqiptarët e Boston-it për emocionet e bukura që më dhanë!”.

Në këtë festival, Mariana ishte aktore në dy prodhime kinematografike shqiptare, me regji të Ermal Mamaqit dhe Erand Sojlit. Më parë, në llogarinë e Erand Sojlit në Instragram, u njoftua lajmi se Shqipëria do të përfaqësohej nga një Festival Filmi në Boston.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME