Brooklyn Beckham thyen heshtjen për konfliktin me familjen

Brooklyn Beckham ka vendosur të flasë publikisht për herë të parë për konfliktin e gjatë me familjen e tij.
Në një deklaratë të gjatë të publikuar në Instagram Stories, djali i madh i David dhe Victoria Beckham thotë se nuk kishte zgjedhje tjetër ”përveçse të tregonte versionin e tij të ngjarjeve”, duke akuzuar prindërit se kanë përhapur narrativa të pavërteta në media për të dhe bashkëshorten e tij.
“Nuk dua të pajtohem me familjen time,” shkroi 26-vjeçari. “Nuk jam duke u kontrolluar. Për herë të parë në jetën time po qëndroj në këmbë për veten time. Gjatë gjithë jetës sime, prindërit e mi kanë kontrolluar narrativat në media për familjen tonë.”
Brooklyn vijoi duke thënë se për vite me radhë prindërit e tij kanë krijuar një imazh të rremë publik.
“Prindërit e mi kanë kontrolluar historitë në shtyp për familjen tonë përmes postimeve performative në rrjete sociale, eventeve familjare dhe marrëdhënieve jo autentike,” shkroi ai.
“Së fundmi, i kam parë me sytë e mi deri ku janë të gatshëm të shkojnë për të vendosur gënjeshtra të panumërta në media, shpesh në kurriz të njerëzve të pafajshëm, vetëm për të ruajtur fasadën e tyre.”
Duke theksuar se “e vërteta gjithmonë del në pah”, Brooklyn pretendoi se David dhe Victoria Beckham “kanë tentuar pa pushim të shkatërrojnë marrëdhënien” e tij me Nicola Peltz që para martesës së tyre në prill 2022.
“Kjo nuk ka ndalur kurrë,” shkroi ai. “Mamaja ime anuloi realizimin e fustanit të dasmës së Nicolës në momentin e fundit, edhe pse ajo ishte shumë e emocionuar për ta veshur, duke e detyruar të gjente urgjentisht një fustan tjetër.”
Ai pretendoi gjithashtu se David dhe Victoria kishin “ushtruar vazhdimisht presion dhe kishin tentuar ta joshin me përfitime financiare” që të firmoste për heqjen dorë nga të drejtat mbi emrin e tij përpara dasmës në Florida.
Brooklyn shtoi se një natë para dasmës, “anëtarë të familjes” i thanë se Nicola “nuk ishte pjesë e familjes së tyre”.
Gjatë organizimit të dasmës, sipas tij, Victoria Beckham shkoi aq larg sa ta quante “të keq” (“evil”), sepse ai dhe Nicola vendosën që në tavolinën e tyre të uleshin dadoja e tij Sandra dhe gjyshja e Nicolës, të cilat nuk kishin bashkëshortët pranë.
Brooklyn konfirmoi gjithashtu raportimet e mëparshme të Page Six se Victoria Beckham i kishte prishur momentin e vallëzimit të parë të çiftit në dasmë.
“Para 500 të ftuarve, Marc Anthony më thirri në skenë, ku sipas planit duhej të ishte vallëzimi im romantik me gruan time, por në vend të saj ishte mamaja ime që më priste,” shkroi ai.
“Ajo kërceu në mënyrë shumë të papërshtatshme me mua para të gjithëve. Nuk jam ndier kurrë më i turpëruar dhe më i poshtëruar në jetën time.”
Ai zbuloi se për këtë arsye, ai dhe Nicola rinovuan betimet martesore në gusht 2025, për të “krijuar kujtime të reja të dasmës që na sjellin gëzim dhe lumturi, jo ankth dhe turp”.
Brooklyn nuk i përmendi drejtpërdrejt vëllezërit e motrën e tij – Romeo, Cruz dhe Harper – por akuzoi prindërit se “e vënë markën Beckham mbi gjithçka tjetër”.
“Dashuria familjare matet nga sa poston në rrjete sociale, ose sa shpejt lë gjithçka për të pozuar për një foto familjare, edhe nëse kjo dëmton angazhimet tona profesionale,” shkroi ai.
“Ne kemi bërë gjithçka për vite me radhë për të treguar ‘familjen perfekte’, por herën e vetme që gruaja ime kërkoi mbështetjen e mamit tim për të ndihmuar qentë e zhvendosur nga zjarret në Los Angeles, ajo refuzoi.”
Ai hodhi poshtë kategorikisht pretendimet se Nicola Peltz e kontrollon, duke i quajtur “krejtësisht e kundërta”.
“Unë kam qenë i kontrolluar nga prindërit e mi për pjesën më të madhe të jetës sime,” shkroi Brooklyn.
“Jam rritur me ankth të vazhdueshëm. Për herë të parë në jetën time, që kur u distancova nga familja ime, ai ankth është zhdukur. Zgjohem çdo mëngjes mirënjohës për jetën që kam zgjedhur dhe kam gjetur paqe dhe lehtësim.”
Në fund, ai përfundoi: “Unë dhe gruaja ime nuk duam një jetë të formësuar nga imazhi, shtypi apo manipulimi. Gjithçka që duam është paqe, privatësi dhe lumturi për ne dhe familjen tonë të ardhshme.”
Tensionet mes familjarëve janë përfolur prej vitesh, por u përshkallëzuan vitin e kaluar, veçanërisht pasi Brooklyn dhe Nicola munguan në festën madhështore të 50-vjetorit të David Beckham. Brooklyn pretendoi se kishte udhëtuar në Londër për të festuar me të atin, por se takimi i ishte refuzuar











