Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBujar Asqeriu: Më kërcënuan me fëmijën, djali m’u lut të mos flas...

Bujar Asqeriu: Më kërcënuan me fëmijën, djali m’u lut të mos flas më. Jetoj në një dhomë e kuzhinë akoma

Aktori Bujar Asqeriu ka rrëfyer në një kamera të fshehtë që i është bërë nga emisioni “Piranja”, pasojat e qëndrimit të tij publik kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Asqeriu thotë se pasi doli kundër shembjes së TK, për katër vite rresth, nuk iu dha asnjë rol në teatër.

Madje aktori tregon edhe se i është kërcënuar djali që ka mjek në Gjermani, duke i kërkuar që të kthehet në Shqipëri.

Kjo sipas tij ka ardhur për shkak të deklaratave që ka bërë kundër qeverisë lidhur me Teatrin Kombëtar.

“Kam dalë në pension miku im, kam 4 vite i kam shkëputur marrëdhëniet me Teatrin e Turbinës.

Pasi dola unë në mbrojtje të Teatrit kjo qeveri e gjithë atë drejtor qelbësirë që është atje nuk më ofruan më punë këta, më quajtën armik.

Më lanë në tako ata, unë nuk rri në tako se lajm lojtar që i bie topit e bëj gol nga mesi i fushës, dhe nuk e rruaj fare për atë m*t teatër atje.

Unë kam 700 mijë lekë pension, se rruaj k****… ata nuk marrin dot rrogën aq sa marr unë pensionin.

Të gjithë shitën b***** pastaj, kush me lekë, kush me një hyrje, kush me pallat… të tërë e shitën b****… unë kam karakter u thash.

Ashtu s’të fal unë, s’e rruaj k**** fare, edhe kryeministri dh*** gjak nga mua, sepse unë kam guximin të them të vërtetën.

Ke vilë 10 mln euro, Bujar Asqeriu jeton në një dhomë e kuzhinë akoma, në kat të gjashtë, pa ashensor… çfarë? Mos ta them unë këtë realitet? Shtet shk*****…

Këta donin të fusnin edhe djalin tim në burg. Kam një djalë kirurg, që punonte te Ushtaraku. Punoi 6-7 vjet atje dhe iku në Gjermani. Me leje me të gjitha.

Këta i thoshin kthehu nga Gjermania, ma stresuan djalin, deri sa më tha o baba të lutem mos fol më. Më kërcënuan me fëmijën, prandaj mu neveritën këta mua”, shprehet Asqeriu.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME